Masat lehtësuese ulin numrin e postblloqeve të policisë brenda Tiranës... kryeqyteti me trafik të rënduar si ditë normale (VIDEO)

12 Maj 2020, 13:11| Përditesimi: 12 Maj 2020, 17:01

  • Share

TIRANË- Aplikimi i masave lehtësuese duket se ka rikthyre pak nga pak normalitetin në vend, me kryeqytetin që sot të ofron panoramën e një dite të zakonshme.

Nga ana tjetër masat lehtësuese kanë ndikuar edhe në uljen e numrit të postblloqeve të policisë që tashmë janë të vendosur vetëm në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

ReportTv bëri një vëzhgim në Tiranë, pranë një postblloku të policisë te pallati me Shigjeta, ku shihet një trafik i rënduar dhe janë të pakta automjetet që i nënshtrohen kontrolleve nga ana e policisë.

Krahas lëvizjeve të shtuara të makinave, edhe qytetarët duket se nuk i tremben më virusit teksa shihen të lëvizin në grumbullime pa ruajtur distancën nga njëri-tjetri dhe të pa pajisur me maska e doreza.

Lëvizja e shtuar e makinave, por edhe të qytetarëve të krijojnë sot panoramën e një qyteti ku virusi është "zhdukur".

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?