Task-forca për koronavirusin/ Drejtori i Zyrës së OBSH në Tiranë: Po studiojmë pse në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur (VIDEO)

4 Mars 2020, 08:53| Përditesimi: 4 Mars 2020, 17:45

  • Share

TIRANE - Shqipëria vijon të mbetet jashtë hartës së prekur nga koronavirusi, gjë e cila po habit edhe Organizatën Botërore të Shendetësisë. Në mbledhjen e sotme të task-forcës për masat nga koronavirusi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se në vend janë testuar gjithsej 42 raste, 6 prej të cilëve ditën e djeshme të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.  Drejtori i Zyrës së OBSH në Tiranë, Raul Gonzales u shpreh se po përpiqen të kuptojnë përmes një studimi se pse në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të prekur nga koronavirusi. "Por pse ndodh që në Shqipëri nuk ka? Ne ende jemi duke studiuar", u shpreh Gonzales.

Ai shtoi se në duhet të bëhet kujdes me lajmet e rreme, të cilat janë mjaft të dëmshme jo vetëm për shëndetin, por edhe për ekonominë e vendit. 

Lidhur me planin e masave dhe kontrolleve në pikat kufitare të personave që vijnë nga vendet e huaja, shefi i emigracionit Eduard Merkaj u shpreh se kontrollet vijojnë jo vetëm për ata që hyjnë në formë të ligjshme, por edhe për emigrantët e paligshëm që vijnë nga zonat e konfliktit në vendin tonë.

Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu deklaroi se ditën e djeshme institucioni që ajo drejton i ka dërguar një shkresë të gjitha bashkive të vendit ku rekomandohet rritja e kontrollit të higjienës në linjat urbane qytetase dhe ndërqytetase.

Ora 09:48
Manstirliu: Kemi bërë shkresë për të gjitha bashkitë e vendit për kontrollin e higjienës në linjat urbane

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se ministria që ajo drejton ka dërguar një shkresë në të gjitha bashkitë e vendit për të shtuar kontrollet e higjienës në linjat urbane qytetase dhe ndërqytetase.

"Kemi bërë dje në shkresë për të gjitha bashkitë për kontrollet e higjenës, në linjat urbane qytetase dhe ndërqytetase. Marrja e masave të higjenës është një element i shtuar për të luftuar këtë virus. Nuk është asnjëhere e tepër të përmendim masat për kontrollet e higjenës. Higjena personale është shumë e rëndësishme duke filluar nga larja e duarve dhe do të fillojmë me këshillimin periodik", u shpreh Manastirliu.

Ora 09:42
Masat ndaj koronairusit/ Merkaj: Po kontrollojmë edhe emigrantët e paligjshëm!

Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit, Eduard Merkaj u shpreh se është përgatitur plani i masave për emigrantët që vijnë nga zonat e konfliktit

"Që nga dita e parë që kemi përgatitur planin e masave dhe kemi rekomanduar kontrolle të shtuara në pikat kufitare vazhdojnë të njëjta kontrolle. Jemi koshientë për emigrancionin e rregullt. Edhe për kërë shtetas që vijnë nga zonat në konflikt ne vazhdojmë kontrolle. Për të gjithë këta emigrantë kryhen të njëjtat procedura si për ata që vijnë nga pikat kufitare. Marrim edhe të dhënat e përcaktuara të secilit prej tyre për të bërë të mundur më pas gjurmimin e tyre", u shpreh Merkaj.

Ora 09:41
Shefja e spitalit infektiv: Asnjë person me insuficencë respiratore! Kemi shtuar alertin për ata që vijnë nga Italia

Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv në QSUT u shpreh se gjatë kontrolleve nuk ka rezultuar asnjë person me insufincencë respiratore.

"Ne nuk kemi pasur asnjë rast me insufincence respiratore. Kemi bërë ekzaminime dhe nga ana epidiomologjike. Pas Kinës, kemi shtuar alertin edhe në zonën e Italisë, dhe kemi kontrolluar pacientë që kanë rezultuar me grip dhe personat e dyshuar me koronavirus kanë rezultuar negativë. Shërbimi është i pajisur dhe urgjenca është në gatishmëri të madhe", u shpreh Como.

Ora 09:25
Drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë: Po përpiqemi të kuptojmë pse Shqipëria nuk ka asnjë rast! Të shmangen lajmet e rreme!

Drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë Raul Gonzales deklaroi në mbledhjen e task forcës se duhet të shmanget keqinformimi lidhur me koronabvirusin i cili shkakton dëme shëndetësore dhe ekonomike.

"Unë ju kërkoj të keni besim tek institucionet dhe ekspertët e certifikuar ndërkombëtarisht. Në Spanjë para dy javësh kemi hasur raste me koronavirus. Ne po përpiqemi të mësojmë pse nuk ka asnjë rast në Shqipëri. Personat e prekur në vendin tim nuk kishin udhëtuar jashtë vendit dhe nuk kishin pasur kontakte me persona të prekur. Një pikë tjetër është edhe informimi. Element kyc është informimi dhe duhet të shmangim keqinformimin. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme sepse i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit", tha ai.

Ora 09:15
Manstirliu: Asnjë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri! Deri më tani janë testuar 42 raste

Shqipëria vijon të jetë e paprekur nga koronavirusi. Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së task-forcës.

"Asnjë rast me koronavirusin e ri edhe pse në Itali paraqitet një situatë me shumë raste. Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri. Deri më tani janë realizuar 42 testime të cilat kanë rezultuar negative. Ditën e djeshme janë testuar 6 raste të reja që kanë dalë negative. Përshëndes strukturën tonë në terren në pikat hyrëse në vend ku po bëhet një punë për kontrollin dhe masat që duhen marrë për të pasur edhe një gjurmim të personave që duhet të vetëkarantinohen", u shpreh Manastirliu.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opinion: 05/03/2020 18:19

    Perfaqesuesi i OBSH per te qene politikisht korrekt, indirekt po jep nje mesazh. Lexoni me vemendje ca thote: "nuk duhet te shperndajme lajme te rreme sepse i bejme keq shendetit dhe ekonomise ". Ne fakt zyrtarisht po thuhet qe SKA ASNJE RAST NE SHQIPERI. Eshte ky nje lajm i rreme?!

    Përgjigju
  • albgentius: 04/03/2020 18:21

    Nuk jetohet dot ne Shqiperi. Kushte shume te veshtira. Edhe virusi do te emrigroje.

    Përgjigju
  • veliaj: 04/03/2020 14:17

    pse nuk ka ne shqipri???mos u habit se ka 25 vjet qe i myt pluni,gazi makinave,metalurgjiku dhe ajri jon na ka bo imun ndaj viruseve ose ndoshta e ka vjedh erjon velia se kujton se esht ppp dhe e ka cu me e pastru me naj bank ne zvicer,qipro ose malt.

    Përgjigju
    • Vlore: 04/03/2020 19:04

      Ik ore fundurrine injorant hamalle laj ndonje hale andej nga je!

  • Tao: 04/03/2020 13:50

    E ka Likja ne presidence bashke me tao-taot qe e rrethojne.

    Përgjigju
  • Tao: 04/03/2020 11:45

    Je informuar gabim se ne ne virus jemi ne cdo dite.Coronavirusi eshte lule ne krahasim me gjendjen ekonomike dhe shtetin e mbaruar qe kemi.

    Përgjigju
  • lol: 04/03/2020 11:42

    sepse virusin e ka lika ne zyr

    Përgjigju
  • Italia: 04/03/2020 11:14

    Ndoshta ngaqe jane pak 46 tampona vetem?

    Përgjigju
  • Kanceri: 04/03/2020 10:50

    Po te pish raki , te hash hurdha dhe te bosh llapa- llapa gjith diten , ajo frym gjith ngordh cfardo lloj virusi.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/03/2020 10:38

    Dilni blini rroba te reja dhe prisni të vije kotherja me gëzim e haré!

    Përgjigju
  • Ggg: 04/03/2020 10:36

    Sapo ky tipi te iki ka per te pasur te prekur edhe ne shqiperi....

    Përgjigju
  • KoronaKari: 04/03/2020 10:35

    Korona virusi erdhi e provoi në Shqipëri e pa që ishte shumë pis nuk rezistoi dot dhe iku...

    Përgjigju
  • Papi: 04/03/2020 10:13

    Sepse genjejne prandaj nuk ka

    Përgjigju
  • Tironsi: 04/03/2020 10:08

    Ca lesh higjene, n'Tiron ska uj ju thoni higjen. ik mer futjani vrapit. higjen, hej zot.

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/03/2020 10:05

    Kuptoje klimën....!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?