Mashtrimi i Presidentit me Kushtetutën !

1 Mars 2020, 20:12| Përditesimi: 1 Mars 2020, 20:14

  • Share

Kushtetuta e Shqipërisë ka vetëm emrin e tillë. Ajo filloi të zhbëhej në 2008 por vdekja e saj morale dhe ligjore erdhi në 2016. Kur si pasojë e degradimit total të Drejtësisë, e cila ishte totalisht aleate e krimit dhe e politikës dhe jo e qyetarëve, u arrit që “falë” faktorit ndërkombëtar Kushtetuta të bëhej Akti Tranzitor ku zbradheshin dhe konfirmoheshin të gjitha dyshimet, frikërat dhe pasiguritë që faktori ndërkombëtar kishte ndaj klasës politike shqiptare tejet të kriminalizuar. Nuk duhet të jesh jurist që të Kuptosh që Kushtetuta aktuale e Shqipërisë është kryekëput një Akt Ligjor në shërbim të Reformës në Drejtësi me qëndrueshmëri të përkohëshme por kurrësesi një Kushtetutë morale e një shteti sovran.

Ndryshimet e 2016 u votuan si kurrë më parë unanimisht nga 140 deputetë, të cilët u çuan të votonin me një këmbë pavarësisht intrigave dhe djallëzive që përdorën të dyja palët, disa që ta pengonin totalisht dhe disa që të filtronin dhe amnistonin aty figurat e errëta të drejtësisë shqiptare.

Njoh nga afër sistemin e drejtësisë dhe di të them që Reforma në Drejtësi dhe zhbërja e Kushtetutës për shkak të kësaj Reforme ishin shpresa e vetme për të mbijetuar si popull dhe si shtet.

Cdo Gjyqtar Nga shkalla e parë e gjykimit deri tek ai i Apelit, i Gjykatës së Lartë për mos folur për Gjykatën Kushtetuese ishin skllevër të bindur të emëruar dhe gjobvënës mirënjohës që i korespondonin një kaste politke dhe një politikani konkret. Njoh me emër mbiemër pa fund të tillë. Kriminilaizimi i drejtësisë dhe njëhsimi i saj kriminal me politikën bën që mos kuptohej ku fillonte njëra dhe ku mbaronte tjetra. Ekonomia, pronat, mafia, kriminelët … ishin eskluzivitet i kësaj kaste antishqiptare.

Cdo intelektual që njeh cfarë është Kushtetuta në vetvete e di shumë mirë që Kjo e tanishmja vetëm Kushtetutë nuk është, por është një Akt që garanton që nesër të ngrihet një Kushtetutë dinjitoze dhe bashkëkohore.

Shqiptarët nuk kanë aktualisht Kushtetutë falë njerëzve si Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët kapjen e Drejtësisë e kthyen në normalitet kriminal, ndaj të njëjtin kut vlerësimi dhe ankthi kanë dhe sot, fatin e tyre e lidhin me emërimet e saj.

Kushtetuta e Shqipërisë aktualisht është një Rregullore se si reformohet drejtësia, ndryshimet e saj janë thelbësore por gjithmonë në funksion të frymës së kësaj reforme.

Në këtë Kushtetutë kanë rënë ekuilibrat e 3 pushteteve, në këtë Kushtetutë me 183 nene (ndërkohë Italia me rreth 61 milionë banorë e ka me 139) nuk ka harmoni, nuk ka historinë e kombit, pasi dihet që Kushtetuta është Akti Suprem, Certifikata e Lindjes dhe gjallimit të një shteti, aty përmblidhen e shkuara, e tashmja e ardhmja, plagët dhe mësimet që të jep historia, çdo nen i saj është i larë me gjak shqiptari në qindra shekuj për tja arritur që të kihet një Kushtetutë dhe një shtet shqiptar.

Cdo shqiptar duhet ta hap një herë të vetmë Kushtetutën aktuale dhe do kuptojë që sdo kuptojë asgjë.

Presidenti nuk mund të fsheh frikërat e tij mbrapa saj, ai smund të bashkojë fatin e tij politik dhe ligjor me fatin e popullit shqiptar.

Ai po fshihet mbrapa një Kushtetute që nuk ekziston, Kushtëtutën nuk e bën emri por e bëjnë shtyllat e saj.

Kushtetuta aktuale mbart frikërat e ndërkombëtarve për Reformën në Drejtësi ajo është një manual përdorimi se si rrëzohet sistemi i vjetër i drejtësisë dhe se si ngrihet i riu.

Në këtë Kushtetutë nuk garantohet gjëja kryesore Sovraniteti, por kush ka dy gramë tru e mirëkupton këtë situatë kalimtare, po kush është si Meta pavarësisht se e votoi më një këmbë nuk e mirëkupton pasi nuk i leverdis.

Kur u bënë ndryshimet kushtetuese në Korrik të 2016 djallëzisht ashtu pa u ndjerë u hoqën nga Kushtetuta edhe disa Institucione kushtetuese në mënyrë që të kapeshin kollaj nga politika si për shëmbull Komisioni Ëendror i Zgjedhjeve. Ka paradokse Kushtetuta aktuale, ndërkohë ke një President të zhburrëruar ligjërisht pasi zgjidhet me 71 vota, ke një Avokat Populli (totalisht institucion parazit) që zgjidhet me 84 vota, ka Nene ku territori ju jepet forcave të huaja ndërkombëtare, sic nuk ka asnjë Nen për punën dhe të drejtat thelbësore të shqiptarve.

Kushtetuta duhet të jetë një simfoni në letër, një simfoni kombëtare, ku dinjiteti, pavarësia dhe sidomos sovraniteti ekuilibrin mes tre pushteteve 1) Parlamantar 2) Gjyqësor 3) Ekzekutiv duhet ti kishin në themel të ekzistencës së vet.

Unë dhe shumë si unë kemi pranuar me vetëdije që ky akt kalimtar që garanton Reformën në Drejtësi të pseudo quhet Kushtetutë, ndaj as Presidentit nuk i ka hije të shtiret. Për më tepër që votimi që e polli atë politikisht si President ja zhbën moralin që predikon me flamuj dhe Mimoza.

Kushtetutat e shteteve evropiane garantojnë me harmoni dhe rrjedhshmëri nen pas neni një identitet kulturor kombëtar, ekonominë publike dhe private, drejtësi të paanshme, rregulla të ndershme politike, referendume dhe sidomos moral kombëtar.

Shqipëria mbas konsolidimit të Reformës në Drejtësi, ka imediate hartimin e një Kushtetute elitare, një Kushtetute që vendos gjithëcka në vënd të vet, siaps rolit dhe rëndësisë.

Duke parë hipokrizinë e Presidentit po citoj disa rrjeshta të dy figurave ndërkombëtare Abraham Linkoln dhe Samuel Adams i pari thoshte “Ne, Populli jemi pronarët legjitimë si të Parlamentit dhe të Gjykatave, dhe jo për të përmbysur Kushtetutën, por për të përmbysur ata njerëz që poshtërojnë Kushtetutën” dhe Presidenti aktual i Shqipërisë është njëri prej atyre, kurse i dyti insistonte fortë në idenë e tij se “ “As Kushtetuta më e mënçur, as ligjet më të arrira nuk mund të garantojnë lumturinë e një populli të cilit i kanë korruptuar shpirtin”

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?