Politikë

Mashtrimi me firmat?/ Dega 7 dhe 9 e PD nxjerr emrat pro Berishës! Paloka ngre supet: Jam magazinier, s’di kush ka firmosur

26 Nëntor 2021, 16:01| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 16:35

  • Share

TIRANË- Si për të vërtetuar verifikimet e bëra nga Agron Shehaj disa ditë më parë për firmat e delegatëve, nga zyra e kreut të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Palokës një tjetër degë e Partisë Demokratike konfirmoi listën e emrave që do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit.

Sekretari i Degës 7 njoftoi se nga 86 delegatë kanë firmosur 46 për t'ju bashkuar Sali Berishës.

"Nga 86 delegatë që ka dega 7, 46 prej tyre kanë firmosur për mbledhjen e delegatëve të 11 dhjetorit. Vetëm 3 kanë kërkuar të mos u bëhen publik emrat", tha ai

Emrat e degës 7 të PD

Edhe dega 9 e PD në Tiranë zbuloi emrat e delegatëve që do i bashkohen kuvendit më 11 dhjetor.

Emrat e degës 9 të PD

Disa ditë më parë Agron Shehaj telefonoi delegatët e njësisë 5 dhe 7 zonë ku është deputet, por nga ky proces dolën zbuluar dhe manipulime me firmat  e delegatëve. Një ditë më parë një prej delegateve i kërkoi Edi Palokës t'i vihet në dispozicion formulari, por për të ende nuk ka një përgjigje.

Jashtë kameras, Paloka tha për gazetarët se roli i tij është vetëm i magazinuesit dhe nuk bën verifikime se formularët e kujt delegatëve ndodhen në zyrën e tij. Deri tani, publik emrat e delegatëve që do të bëhen pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit i kanë publikuar vetëm 4 nga 72 degë në të gjithë vendin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?