Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “arrestit në shtëpi” për biznesmenin e arrestuar për mashtrim me inicialet S.Sh. Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në ambjentet e urgjencës së kardiologjisë në QSUT, ku S.Sh. është shtruar pas problemeve me zemrën.
Prokurori i çështjes Kasem Berberi kërkoi caktimin e masës së “arrestit në shtëpi” për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore të S.Sh. Gjyqtarja ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurori duket caktuar masën e arrestit në shtëpi.
S.Sh, pati probleme me shëndetin sapo u arrestua dhe u shoqërua në policinë e Tiranës për akuzën e Mashtrimit më shumë se një herë. Mes shumë personave të mashtruar nga S.Sh., janë pronarët e tokës ku është ndërtuar pallati në zonën e “Brakës”, afër prokurorisë së Tiranës si dhe një oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Franko Marko.
Mashtroi oficerin e pronarët e tokës me apartamentet 'arrest shtëpie' për biznesmenin
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “arrestit në shtëpi” për biznesmenin e arrestuar për mashtrim me inicialet S.Sh. Mes shumë personave të mashtruar nga S.Sh., janë pronarët e tokës ku është ndërtuar pallati në zonën e “Brakës".