5.7 mln euro dëm përmes mashtrimeve nëpërmjet Call Center-ave, gjykata e Tiranës cakton 15 urdhër-arreste! Si funksiononte skema duke iu shmangur detyrimeve tatimore

11 Dhjetor 2022, 12:27| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 15:36

  • Share

15 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Tiranës për 15 administratorë të Call Center në Tiranë, të cilat mashtronin qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian me kërkesën për të investuar me shuma të vogla dhe në këmbim të fitimit të majmë dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore duke shmangur kështu përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore. 

Dëmi deri tani rezulton të ketë shkuar deri në 5.7 milionë euro, teksa në operacionin që është në vijim nga Policia e Shtetit është arrestuar vetëm njëri prej tyre, Armand Luga 30 vjeç. Nëntë prej 15 administratorëve janë italianë, të cilët bashkë me një tjetër shqiptarë rezultojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, referuar edhe kontrollit në sistemin TIMS. Policia bënë me dije se vijojnë kontrollet për të lokalizuar katër administratorët shqiptarë që janë brenda territorit të vendit. Tashmë, autoritetet tona janë vënë në kontakt me ato italiane, për të lokalizuar dhe kapur edhe 9 administratorët italianë dhe 1 shqiptar që janë përtej Adriatikut. Hetimet i kreu prokurori Bledar Valikaj.

Policia ka kryer kontrolle në të gjitha banesat e personave të cilat tashmë janë nën masën e sigurisë “arrest në burg”, me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës, por vetëm njëri është gjetur dhe arrestuar. Identiteti i personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal nuk bëhet me dije për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, duke qenë se operacioni është akoma në vijim dhe nuk është finalizuar në mënyrë të plotë. Të gjithë administratorët akuzohen për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarise kriminale”.

Operacioni koduar “Transferta” është si rezultat i një hetimi tremujor, me metoda speciale, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Si funksiononte skema e mashtrimit duke mos raportuar detyrimet tatimore?
Subjektet në fjalë kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhura në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore. 15 administratorët të cilët kanë ndërmarrë veprime financiare në emër dhe për llogari të këtyre shoqërive, një pjese e të cilave janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura nge njëra-tjetra, të jenë pjesë e së tërës, të krijimit dhe funksionimit të një skeme të mirë menduar me qëllim shmangien nga detyrimet tatimore të subjekteve të ndryshme ose mbulimin e veprimtarive ekonomike te jashtëligjshme. 

Ata kanë marrë pjesë në mënyrë aktive si bashkëpunëtorë për të ngritur, mbajtur në këmbë dhe për ta bërë të funksionojë një skemë të tillë mashtruese me qellim shmangien nga pagesat tatimore dhe evadimin e taksave si tatim fitimi apo tatimi në burim. Transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet me pas në sasi të mëdha vlerash monetare ne cash, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mos raportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë te paligjshme duke i bërë kështu subjekte të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”. 

Një veprimtari e tillë ku kemi transferta kreditimi në vlera të larta monetare në llogaritë e këtyre subjekteve dhe më pas tërheqjet cash krijon dyshimin e arsyeshëm jo vetëm për prejardhjen kriminale të këtyre fondeve që mund te jenë fonde të përfituara nga veprimtaria mashtruese me investime false në Bursa Forex, por edhe për veprimet e mëtejshme të mbulimit të prejardhjes dhe destinacionit të mëtejshëm të këtyre fondeve. Administratorët në fjalë kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skeme me veprimtari ekonomike të kundërligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

Ora 13:21
Mashtronin qytetarët e BE-së nëpërmjet Call Center-ave, si funksiononte skema e mashtrimit duke iu shmangur detyrimeve tatimore

1669277042_finalprojekt.00260420.Still003.jpg

Subjektet në fjalë kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhura në organet tatimore duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore. 15 administratorët të cilët kanë ndërmarrë veprime financiare në emër dhe për llogari të këtyre shoqërive, një pjese e të cilave janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura nge njëra-tjetra, të jenë pjesë e së tërës, të krijimit dhe funksionimit të një skeme të mirë menduar me qëllim shmangien nga detyrimet tatimore të subjekteve të ndryshme ose mbulimin e veprimtarive ekonomike te jashtëligjshme. Ata kanë marrë pjesë në mënyrë aktive si bashkëpunëtorë për të ngritur, mbajtur në këmbë dhe për ta bërë të funksionojë një skemë të tillë mashtruese me qellim shmangien nga pagesat tatimore dhe evadimin e taksave si tatim fitimi apo tatimi në burim.

Transfertat bankare të këtyre shumave në llogaritë dhe në favor të këtyre subjekteve Call Center, tërheqjet me pas në sasi të mëdha vlerash monetare ne cash, qarkullimi i tyre jashtë sistemit bankar dhe mos raportimi i këtyre të ardhurave në organet e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre veprimtarive, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të kemi një qarkullim të pasurive me qëllim mbulimin e prejardhjes, natyrës së vërtetë, burimit, fshehjen e destinacionit, fitimit të pasurisë në mënyrë te paligjshme duke i bërë kështu subjekte të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale”.

Arsyetimin e mësipërm e përforcon edhe fusha e veprimtarisë së këtyre subjekteve që rezulton të jetë veprimtaria Call Center. Një veprimtari e tillë ku kemi transferta kreditimi në vlera të larta monetare në llogaritë e këtyre subjekteve dhe më pas tërheqjet cash krijon dyshimin e arsyeshëm jo vetëm për prejardhjen kriminale të këtyre fondeve që mund te jenë fonde të përfituara nga veprimtaria mashtruese me investime false në Bursa Forex, por edhe për veprimet e mëtejshme të mbulimit të prejardhjes dhe destinacionit të mëtejshëm të këtyre fondeve. Administratorët në fjalë kanë bashkëpunuar duke luajtur secili nga një rol bashkëpunëtori për të krijuar dhe funksionuar realisht një skeme me veprimtari ekonomike të kundërligjshme duke qenë kështu të dyshuar në lidhje me veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 12/12/2022 08:47

    Mos u habitni nga ky budalla,prodhim tropojan neto made in "foltotja".Edhe pak dite ky person do ta quaj:vjedhjen trimeri e vrasjet veprime te ndereshme te njerezeve te ndershem.Filozofi tropojane e ideologut Berisha. Kaq ju ka ra per hise,thojne qytetaret shkodranet

    Përgjigju
  • Or tej: 11/12/2022 19:21

    Ky shtet krimineleve qe trafikojne a vrasin i thote biznesmene ndersa biznesmeneve qe nuk paguajne taksat i quan kriminel or teeejjjjj.

    Përgjigju
  • emri: 11/12/2022 17:54

    hahah veprimtari kriminale qe nuk paguan taksa ... ja kjo ehste per ne librin e te fortave.

    Përgjigju
    • Rrdjajfnf: 11/12/2022 18:46

      Ahahaahah

  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?