Një debat i pazakontë i ushqyer përditë nga Partia Demokratike, po shopëron regjistrimin e partisë “Bindja Demokratike”. Grupi nismëtar i cili arriti të mbledh rrethë 4 mijë firma, për 48 orë, ka dashur të ishte më transparentë sa duhej, duke dorëzuar jo vetëm në Gjykatë, por dhe në KQZ, listat e mbështetësve të formimit të partisë.
Në një akt të paprecedent, kryetari I KQZ I ka vënë në dispozicion listat Partisë Demorkatike, duke hskelur rënd ligjin mbi të dhënat personale, dhe etikën e institucionit të KQZ. Në Partinë Demokratike pastaj për ditë të tëra po bëhen hetime dhe gërmime, dhe mes katër mijë emrave kanë gjetur dy emra të dyshimtë, me biografi të keqe.
Në çdo banak Televizioni që komandon Lulzim Basha ka tre katër ditë që flitet për këtë gjë. Si të mos mjaftonte kjo, sot Lulzim Basha ka gjetur dhe një parti anonime, nga ato të sërës të vet, që ta çoj këtë çështje në Kolegj zgjedhor.
Për një parti të re opozitare dhjetë ditore, gjithë kjo ofensivë politike kundër saj, është një fat I madh. Akoma më fat është fakti që Lulzim Basha demonstron frikë prej tyre dhe merret 24 orë me ta.
Ndaj në këtë pikë nuk ka nevojë ti mbrojë njeri. Mbrojtja më e mire për ta është sulmi I Lulzim Bashës.
Ajo që është amorale në këtë histori, është pikërisht kjo partia anonime, me një anëtar, një vulë dhe një kryetar që e ka çuar çështjen në Kolegj zgjedhor.
Këta analistët dhe propagandistët e Lulzim Bashës, që merren natë e ditë me një parti dhjetëditore, jam kurjoz nëse kanë verifikuar ndonjë here, kush është kjo partia anonime që e ka paditur, me çfarë firmash është themeluar, apo sa vota ka marrë në gjithë historinë e zgjedhjeve?
Se të mbështesësh një fushatë të tërë mediatike, kundër një partie të re që ka mbledh 4 mijë firma në 48 orë , tek një njeri anonimë që nuk ka marr kurrë asnjë votë në asnjë proces zgjedhor në Shqipëri, dhe ta quash këtë të dytin legjitim, është imoralitet I madh publik.
Se mirë Patozit mund t’ia gjeni 4 firma me defekt, nga 4 mijë të tilla, por këtij dordolecit që përdoret për shantazh, gjejni së paku katër vota që mund ti ketë marrë gjithë jetën.
E gjithë kjo tregon se maska që po përdor Lulzim Basha për të fshehur dëshpërimin e vet, po e tradhëton. Duket se është realisht I shqetësuar për karrigen e tij. Ai është gati të harxhoj pafund energji për tu marrë me një parti të re opozitare, thjeshtë se ajo I rrezikon monopolin mbi opozitën, të cilën ai e ka pronë private që e shet sa here i duhet, për të bërë lek.Dhe mendon se të gjithë lakmojnë tia marrin këtë pronë./ TEMA
NE PD-NE E SALIUT PO NDODHIN ÇUDIRA TE MEDHA.THEM TE SALIUT,SE LULI VETEM FIRMOS BORDERON E RROGAVE TE KINOSHQUPIT PER ÇDO MUAJ. -ALIBIA NDAJ PARTISE SE PATOZIT NUK ESHTE E VETME,POR JO PA DOMETHENIE:TASHME LULI KA FRIK NGA HIJA E TIJ.SE PO I DALIN SHUME KUMDERSHTAR.BD DO MARRI VOTAT E PD,TE ATYRE G R I,POR DHE TE PARTIVE FANTAZME QE SALIU I FUTI NE LISTAT E PD NE 2017. -NENDOJ QE PAS KATRAURES SALISTE TE DOREZIMIT TE MANNDATEVE U KRIJUAN HAPSIRA TE PA DEGJUARA ME PARE: -U FUTEN NE LOJ "LOJTARET REZERVE" TE CILEN NUK E KISHIN PARASHIKUAR SALIU,LULI,LIKJA,MONA...BDOFTA DHE EDI RAMA.DHE BESOJ KRTU ROL TE MADH PATI FAKTORI ND/KOMBETAR...QE MESADUKET PO KERKON SHKRIRJEN E PD+LSI PER SHUME ARSYE,POR SIDOMOS PER SABOTIMIN E REFIRMES NE DREJTESI. -KRIJIMI I PARTIS BD E A.PATOZIT ISHTE NJE HAKMARRJE E KTIJ TE FUNDIT PER LENIEN JASH LISTE NE 2017,KU VETEM DJE DOLI HAPT SE KETE "PESHQESH" E KISHTE NGA SALI BERISHA.SEPSE AI DHE TE TJERET E DINE MIRE SE LULI NUK BEN ASGJE PA URDHERIN E SB.DHE SA ME VON TE DEKLAROHET KJO NGA PJESA E SHENDOSH E PD,AQ ME KEQ DO JETE PER KETE PARTI,PASI.ME 2B BE KRYE NUK VJEN NE PUSHTET AS PER 30 VJET.
Përgjigju