Matrapazët në Tiranën e vitit 1928! Si ua 'jepnin' me qira shtëpitë italianëve

5 Shtator 2022, 10:52| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 10:57

  • Share

Për shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kushte të vështira ka qenë plot talent. Por ajo që po sjell sot i kalon edhe fantazitë më ekstreme. Ishte vitit 1928 dhe Tirana vërtetë ekzistonte në letër si kryeqytet, por në fakt ishte një fshat, madje as i madh nuk ishte. Një fshat në të cilin kishin nisur ethet e ndërtimeve pa kufi.

Po, ku do strehoheshin ata inxhinierë dhe teknikë italianë që do punonin këtu? Marifetet e shqiptarëve vijnë në gojën e një personaliteti italian që ka lënë kujtimet veta. Diplomati i njohur Pietro Quaroni që shërbeu në ambasadën italiane në Tiranë ato vite dhe që më vonë do të bëhej edhe president i televizionit RAI-t nga viti 1964 deri në 1969, na sjell të gjallë “tregtinë” alla shqiptare.

“Të strehoheshe në Tiranën e vitit 1928 ishte me të vërtetë një problem serioz. Në fillimet e saj Tirana nuk ishte veçse një fshat i madh, graduar në rangun e një kryeqyteti. Qyteti, përveçse domosdoshmërisë të strehonte ministritë dhe funksionarët duhet të zgjidhte një çështje më të mprehtë akoma: Të strehonte menjëherë disa qindra italianë, oficerë, inxhinierë e teknikë, shumica e të cilëve, në zbatim të disa marrëveshjeve, u derdhën në Shqipëri me familjet e tyre.

Duke ndjekur lojën e ofertës dhe kërkesës, qiratë kishin arritur çmime përrallore: por iniciativa private shqiptare kishte arritur ti përshtatej kësaj gjendjeje në mënyrë shumë orgjinale. Pronari i një trualli mblidhte ato pak kursime të familjes dhe fillonte të ndërtonte një shtëpi. Me tu mbaruar të hollat – ato s’e lejonin veçse të arrinte deri te çatia - ai i ndërpriste punimet dhe priste “italianin”.

Ky “italian” derdhte shumën e nevojshme, thënë ndryshe, dy apo tre vjet qira dhe kështu mund të mbaronin shtëpinë. Disa madje e tepronin. Ime shoqe ishte ngarkuar të na gjente një shtëpi. Një ndërmjetës e siguroi që ai njihte një shtëpi që nja përshtatej shumë mirë dhe e shoqëroi në një terren djerrë.

-“Ti e shikon. Ky është trualli. Këtu do e ndërtojmë shtëpinë. Pikë për pikë si ta duash”- tha ai. Kundërveprimi i  sime shoqeje ishte qe menjëhershëm, më saktë i egër”.  (Valixhja diplomatike, faqja 137-138).

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?