Sociale

Maturantët dhe 4 ditë afat për regjistrimin në universitet! Mbi 50% e tyre të regjistruar, më e preferuar mjekësia

11 Shtator 2021, 21:08| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 21:15

  • Share

Maturantët fitues kanë edhe 4 ditë kohë që të regjistrohen në degët fituese, ndërsa deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar më shumë se gjysma e tyre.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj e konsideron si një nga ecuritë më të mira të viteve të fundit.

'Kemi arritur në fazën e katërt të procesit të regjistrimit që ndjekin raundin e parë të regjistrimeve. Mbi 50% e maturantëve të cilët kanë aplikuar e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre dhe janë regjistruar në një nga programet e studimit. Kjo do të thotë që është një nga ecurit më të mira që kemi pasur në vitet e fundit ku raundet e para përfunduan diku tek 15 mijë maturantë, ecuria tanishme tregon që do të kalohet ky numër që në raundin e parë.  Regjistrimet janë 11.250 maturantë.'- tha Xhelaj.

Për Report Tv Xhelaj shpjegon se ndryshe nga vitet e mëparshme, studentët do të kenë në dispozicion dy data për t’u çregjistruar.

'Në datat 16-17 është lënë një fazë ekstra për ç'regjistrimet. Përpara ka qenë 24 orë ndërsa tani kemi lënë një fazë të plotë që maturantët të mendohen mirë në momentin që duan të bëjnë çregjistrim. Cdo maturantë që është  regjistruar gjatë raundit të pareë dhe shikon që ka akoma kuota të lira në përfundim të raundit të parë dhe dëshiron të ndryshojë degën ai mund të shlkojë të çregjistrohet në programin e srtudimit dhe të aplikojë pastaj në portalin u-albania me formularin A3. Formulari A3 do të hapet disa ditë mbas në datat 19-21 është tre ditë i hapur pas mbylljes së raundit të parë.'- tha Xhelaj.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar tregon se degët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë të mbeten më të preferuara nga studentët.

Ka një ecuri shumë të mirë dhe në degë të tjera të mjekësisë, stomatologjia ka ecur mjaftë mirë. Gjithashtu ngelen degët e Teknologjisë së Informacionit të cilat janë dhe ato shumë të preferuara dhe kanë regjistrime në masë. Ngelet ekonomiku me ecuri të mirë dhe juridiku.   

Më shumë regjistrime janë kryer në Universitetin e Tiranës, ndërsa në vend të dytë qëndron ai i Durrësit. Gjithsej janë kryer 4 faza regjistrimesh, ndërsa në vijim maturantët do t’u nënshtrohen edhe 3 fazave të tjera.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?