Sociale

Maturantët kthehen në klasa: Më mirë mësimi në shkolla

1 Prill 2021, 16:43| Përditesimi: 1 Prill 2021, 16:50

  • Share

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve sot maturantët janë rikthyer për të zhvilluar mësimin fizikisht në shkolla duke respektuar protokollet antiCovid.

Ndonëse mësuesit u lajmëruan me vonesë për rikthimin e nxënësve në shkolla, thonë se mësimi  ditën e parë shkoi mirë dhe  nuk patën probleme me mungesat

“Që në paraqitje masat antCovid sic kane qenë, kalimi tek tuneli dezifektues, matja e temperaturës, dezifektimi i duarve pastaj futja në klasa të ndarë në dy grupe me distancë dhe ora e mësimit normale”- u shpreh mësuese Lindita Gjini.

Mësuesja Majlinda Lipo në gjimnazin “Ismail Qemali” tregon se maturantët ndahen në grupe dhe e zhvillojnë mësimin me një turn nga ora 9 deri në 11 pa çerek, kurse sot mësimi nisi me përsëritjen e lëndëve.

“Ne filluam orët e para patjetër me përsëritje për ta rilidhur ku e kemi lënë dhe për të vazhduar më tej me programin me mësimin e ri dhe na bëri përshtypje që nxënësit ishin goxha mirë të ingranuar dhe me përsëritjen, do të thotë që ia kishte vlejtur dhe ai mësimi online”- tha mësuesja Majlinda Lipo.

Maturantët kanë filluar të përgatiten dhe për provimet e maturës që startojnë më datë 3 qershor dhe përfundojnë më 15 qershor. Ata vet shprehen se rikthimi në shkollë ishte i nevojshëm.

'Shumë mirë kjo ishte gjëja e duhur për tu bërë dhe jemi të lumtur që u kthyem përsëri në shkollë. Kishte shumë vështirësi online edhe mendoj se ishte gjëja e duhur. U kthyem në shkollë për pjesën e provimeve të maturës. Më mirë shkollë po të paktën provimet të na i bëjnë më të lehta të paktën provimet e maturës.'- shprehen maturantët.

Si po i prisni këto provime?

'Me stres me thënë të drejtën.

Sot shumë mirë që u kthyen sepse online nuk kemi mësuar asgjë me thënë të drejtën, personalisht flas.

Pak i nervozuar të them të drejtën sepse ishim mësuar duke qëndruar në shtëpi gjithë kohës, dhe mu duk pak e çuditshme.

Më mirë sepse të paktën kuptojmë mësimin edhe më mirë, më qartë sepse online dikush nuk futet dikush nuk ka mundësi.'- u shprehën disa prej tyre.

Për më tepër se një muaj e gjysëm nxënësit që bëjnë pjesë në 10 bashkitë që konsiderohen zona të kuqe, kanë bërë mësim vetëm online. Por maturantët që në ditën e parë të rikthimit duket se nuk e kanë harruar sjelljen e mëparshme. Sapo dalin nga oborri i shkollës nisin grumbullimet mes tyre.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?