Kronikë

Maunia përplas makinën në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset një pasagjer (VIDEO)

11 Qershor 2021, 14:40| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 14:52

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të kthesës së fshatit "Andon Poçi". Një maune është përplasur me një makinë Mercedez-Benz.

Mësohet se maunia që vinte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës ka devijuar krahun duke u përplasur ne anën e majtë frontale të autoveturës në fjalë. Shkak ishte keputja e aksit të pasëm të rrotave.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shoferit të autoveturës duke dalë menjëherë nga rruga dhe duke përfunduar në kanal. Ndërkaq ka ngelur i plagosur rëndë një pasagjer.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?