George Mikhailovich dhe Rebecca Bettarini

VIP & Spektakël

Mbahet dasma e parë e familjes mbretërore pas 100 vitesh në Rusi, të ftuar edhe Princ Leka dhe Elia Zaharia! Romanovi i fundit martohet me një italiane

1 Tetor 2021, 19:48| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 19:59

  • Share

Një ceremoni solemne martesore, me një rit ortodoks dhe të denjë për një car, u mbajt në Katedralen e Shën Isakut në Shën Petersburg midis trashëgimtarit të fundit të familjes Romanov, George Mikhailovich, 40 vjeç dhe sipërmarrëses e shkrimtares italiane Rebecca Bettarini. Dhe ishte hera e parë që nga Revolucioni i Tetorit në vitin 1917 që një Romanov festoi dasmën e tij në ish -kryeqytetin perandorak të Rusisë Cariste.

I ftuar në dasmën bretërore ishte edhe Princ Leka i Shqipërisë dhe Pincesh Elia Zaharia. Elia kishte veshur një kostum ngjyrë bojë-qielli, të kombinuar me një kapele, ndërsa Princ Leka kishte zgjedhur si gjithmonë një kostum klasik.

Në fakt, përfaqësues të familjeve mbretërore evropiane ishin gjithashtu të ftuar në dasmë, siç ishte ish-Mbretëresha e Spanjës Sofia me të cilën Romanovët janë të lidhur.

Nusja, Rebecca Bettarini, 39 vjeç, hyn në kishë e shoqëruar nga babai i saj, ish -ambasadori italian Roberto Bettarini. Rebecca është një sipërmarrëse dhe gjithashtu autore e romaneve të spiunazhit ndërkombëtar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 02/10/2021 09:22

    Gjyshi i ketij zullapi u be mbret ne saje te serbit qe fali shen naunin dhe nje pjese te rethinave te shkodres

    Përgjigju
  • Andrea: 01/10/2021 20:54

    Amon se eshte shume patetike ta quash "Princ", eshte thjesht nje qytetar me emrin Leka, qe rastesia beri qe gjyshi i vet te ishte nje hajdut qe ia mbathi me vrap sa i moren karrigen e pushtetit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?