Lucas Vazquez (33 vjeç) dhe Real Madrid do ndajnë rrugët pas mesit të korrikut, kur përfundon edhe Kupa e Botës për Klube.
Kontrata e kapitenit të tretë të Real Madrid skadon këtë verë dhe ai do ta zgjasë atë mjaftueshëm për të luajtur edhe në Kupën e Botës për Klube. Real Madridi ka Dani Carvajal në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe Trent Alexander-Arnold që do bashkohet këtë verë nga Liverpooli.
Vazquez mbërriti te Real Madridi nga sistemi i të rinjve të Ural CF në vitin 2007. Ai kaloi nëpër akademinë e futbollit të Real Madridit, duke luajtur për ekipet B dhe C dhe në sezonin 2014- 2015 ai kaloi në huazim te Espanyol.
Pas kthimit te Reali, ai gjeti vendin e tij në klub dhe fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar, duke përfshirë edhe pesë trofe të Champions League.
?⚪️ Lucas Vázquez and Real Madrid are expected to part ways at the end of the season, with Spanish RB leaving as free agent.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 13, 2025
The plan is for Lucas to play at FIFA Club World Cup if nothing happens before; and then try new chapter after Trent’s arrival. pic.twitter.com/dzp6fDdoNC
Komente
