Foto: Jetnor Zhaboli
Report Tv ka siguruar foton e 35 vjeçarit Jetnor Zhaboli i cili prej muajsh mbante të mbyllur nënën, gruan dhe 2 fëmijët e mitur brenda banesës së tyre.
Prej vitesh, i arrestuari u ndalonte komunikimin me persona të tjerë ndërsa sa herë që dilte nga shtëpia u mbyllte dyert dhe i vëzhgonte nëpërmjet kamerave që kishte instaluar në çdo cep të shtëpisë.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Tiranë/ 35 vjeçari 'burgoste' në shtëpi e dhunonte nënën, gruan e vajzën e mitur! Policia i gjeti të kyçura! Gruaja tentoi vetëvrasjen
B.V/ReportTv.al