Kanë mbërritur në Shqipëri 11700 doza të vaksinës Pfizer. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook se numri total i vaksinave të mbërritura në vend ka shkuar në 760 mijë. Ai thekson se procesi i vaksinimit në vend do të vijojë pa u ndalur, për të arritur objektivin e 1 milion vaksinimeve.
"11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.
Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar
Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime", shkruan Rama.
Lajmi kryesor: