Kronikë

Mbërrijnë 40,800 vaksina AstraZenenca! Në Shqipëri kanë ardhur në total 899,550 vaksina AntiCovid! Numri i vaksinimeve të kryera kalon 783 mijë (FOTO)

2 Qershor 2021, 19:41| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 22:42

  • Share

Kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”  40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, që janë siguruar nëpërmjet instrumentit COVAX.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkrua se me sasitë e marra deri më tani plani i vaksinimit bëhet më i realizueshëm. Deri më tani kanë mbërritur në Shqipëri 899,550 vaksinat AntiCovid dhe objektivi është për të arritur 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor.

“Aeroporti “Nënë Tereza” - 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë. Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Rama.

Ndërsa më 31 maj erdhi doza tjetër me 11.700 vaksina të kompanisë Pfizer. Edhe situata e infektimeve në vendin tonë ka pësuar ulje ku në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të reja dhe asnjë viktimë. Rënia e rasteve dhe shtrimeve në spitale me COVID ka sjellë edhe mbylljen e COVID 2, ku  “Shefqet Ndroqi” do i rikthehet punës së tij primare, atë të kurimit të sëmundjeve respitarore dhe pneumologjisë. Spitali "Shefqet Ndroqi", i përshtatur si COVID/2 do t'i rikthehet sërish funksionit të Sanatoriumit, pasi rreth 17 pacientët e infektuar do të transferohen te Spitali Infektivi në Tiranë.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se ditën e sotme janë kryer 3.354 vaksinime, duke e çuar numrin total të vaksinimeve të kryera në 783.696.

Ora 22:38
Koronavirusi, shkon në mbi 783 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend

1618206958_1617110650tr12.jpeg

Ka shkuar në 783.696 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend, duke iu afruar objektivit të vendosur nga qeveria për kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda muajit qershor. Shira u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu e cila thotë po ashtu se ditën e sotme janë kryer 3.354 vaksinime.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?