Shëndeti

Shqipëria mbi 2.6 mln vaksina të siguruara në total! Sot erdhën edhe 74,880 doza të tjera Pfizer

13 Nëntor 2021, 16:36| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 16:58

  • Share

Mbi 2.6 milion është totali i vaksinave që ka siguruar vendi ynë përgjatë gjithë betejës gati 2 vjeçare me COVID-19. Sot kanë mbërritur edhe 74,880 doza të tjera të vaksinës Pfizer, si pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

"Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari", njofton Manastirliu. 

Deri në 11 nëntor janë më shumë se 18000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Kujtojmë se prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.


Lajmi kryesor:

3 humbje jete dhe 587 rase të reja në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spital! Shkon mbi 2.6 milionë numri i vaksinave të siguruara në total


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?