Katër ish-krerët e Shqipërisë në Hagë së bashku me Behgjet Pacollin

Politikë

Mbërriten dje në Hagë, Majko dhe 3 ish-presidentët e vendit takojnë sot ish krerët e UÇK-së

29 Shtator 2022, 09:54| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 10:04

  • Share

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka iniciuar udhëtimin e përbashkët me ish-krerët e shtetit shqiptar drejt Hagës për të vizituar drejtuesit e UÇK-së në kohën e luftës.

Bashkë me Pacollin, në aeroplanin e tij privat, shkuan edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko të cilët priten të takojnë sot ish krerët e UÇK-së. 

Pacolli kishte planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës. Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk kanë pranuar për të shkuar në Hagë pa dhënë shumë arsye.

Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet, pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë të Kosovës të dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufc.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 29/09/2022 17:01

    Nano milo majko, zajko kukurajko plus Igor pacolli .....Një zog mundet krejt popullin me pshtu, me pasë fat populli shqiptarë osht fjala por nuk po duket që ka fat....

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/09/2022 11:51

    Çfar mjerimi kur shefë njerz të shitur për pak lek tek rusoserbi dhe agjentët e tyre Edvin shkjau shqipfolës dhe ky mashtruesi B Pacovi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?