‘Mbërriti një letër…’ gazetarja Odeta Dume rrëfen sekretin e jetës në “N’kohë”...nga familjari i humbur te ‘lufta’ me Aida Shtinon

1 Tetor 2022, 22:19| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 22:23

  • Share

TIRANË- “Synimi ishte të zbuloja rrënjët e familjes time, sepse edhe unë kam njerëz të humbur në familjen time, kjo ishte arsyeja që unë hyra në një program për të parë se si procedohej dhe lidhja kontaktet me të afërmit e mi. Bëhet fjalë për gjyshin nga babi, ai ka jetuar në Francë në Paris. Kur mbërriti në Shqipëri u izolua nga komunizmi por nuk e tregoj asnjëherë jetën që kishe bërë në Paris. Në vitet 90 mbërrin një letër xhaxhit tim që ishte nga xhaxhallarët e mi në Paris. Por atë kohë ishte koha kur ende kishte ndikim komunizmi dhe xhaxhai nga frika e gris atë letër dhe në atë formë ne nuk mbajtëm dot kontaktet”, kështu e ka përshkruar gazetarja Odeta Dume, sekretin familjar në emisionin “ N’kohë” në Report Tv, teksa për herë të parë e bëri publik duke treguar edhe arsyen përse vendosi të bëhej pjesë e programeve që provojnë  të gjejnë gjurmët e Shqiptarëve kudo në botë.

Gjatë një interviste me gazetarin Ermal Qori, Dume shprehet optimiste për sezonin e ri televiziv “Pa Gjurmë” që do të transmetohet nga e hëna në të premte live, në ekranik e Report Tv.

“Padyshim do të shtoj rubrika, fokusi do mbetet i njëjtë në kërkim të njerëzve të humbur. Rubrikat do të na ndihmojnë të gjejmë fijet e shkurtra për të lidhur familjet me personat e humbur.”-Tha ajo.

E pyetur nëse ekziston një  raport miqësor me ish-moderatoren e emisionit “Njerëz të Humbur” Aida Shtinon, Odeta Dume  u shpreh hapur:

“Fatkeqësisht nuk kam më kontakte me Aida Shtinon, u bë goxha vite që në momentin që unë jam shkëput nga programi.

-Çfarë ka konkretisht, se në një deklarata, Aida është shprehur se ‘nxënësi nxënës mbetet’. Këtu iu është referuar juve?

-Se di, ti po ma thua…Po unë nuk e mohoj që jam nxënësja e Aidës, unë ABC te Aida e kam mësuar, por unë di që nxënësit bëhen më të mirë se mësuesit ndonjëherë”-përfundoi Odeta.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?