Mbesa e Ismail Kadaresë ndan kujtimet për shkrimtarin

3 Korrik, 19:00| Përditesimi: 3 Korrik, 19:03

  • Share

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, përtej madhështisë në publik, në familjen e tij ishte një njeri i thjeshtë, e këtë e dëshmon edhe mbesa e tij e cila thotë së është impresionuar me gjithë këtë dashuri me të cilën u përcoll gjyshi i saj.

“Gjyshi im ka qenë gjithmonë një njeri shumë enigmatik, unë jam rritur në Paris dhe ka qenë vetëm gjyshi im, nuk e kisha parë këtë pjesën që sa shumë e quan edhe populli njeri enigmatik dhe serioz. Por edhe me seriozitetin që kishte na përcillte shumë dashuri në një mënyrë të veçantë siç e kishte ai dhe ashtu e kujtoj. Kur shkonim në shtëpi ishim si mbretër aty te gjyshi, na linte të lirë asnjë rregull”, u shpreh ajo.

Mbesa Doruntin për mikrofonin e RTSH ndan disa nga kujtimet me shkrimtarin, ku ndër to veçon rregullin e drekës së fundjavës

“Çdo fundjavë donte që të mblidheshim të gjithë për drekë dhe ne shkonim gjithnjë e hanim drekë të gjithë bashkë”, tregon Doruntina.

Edhe pse mbesa e Kadaresë nuk ka trashëguar talentin e gjyshit, kjo nuk e pengon të adhurojë veprimtarinë e tij letrare, ndërsa ndan me ne edhe veprën e saj të preferuar.

“Që e vogël më dhanë “Kush e solli Doruntinën” edhe unë quhem Doruntina dhe ky më ka ngelur si lidhje që ka me emrin tim”, shprehet ajo

Kadare u nda nga jeta në 1 korrik ndërsa emir i tij është i jetësuar përjetësisht në galerinë e pafundme të veprave të tij./Rtsh

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 07/07/2024 04:46

    DORUNTINA TI JE VAJZE E BEKUAR SE JE NIPE E ISMAIL KADARESE,,,,,NJE SHQIPTAR I MADH,,,GJENI I LETRAVE I PERKTHYER NE 45 GJUHE TE BOTES SI ASKUSH TJETER,,,,,FJALEMENCUR,,DHE I PAKORRUPTUAR...PRANDAJ DHE POLITIKANET NUK E MBANIN AFER,,SE I TREMBESHIN SI DJALLI TEMJANIT...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?