Mbështetësit e Berishës sulmojnë Bashën me gurë, dhëndri i ish-kryeministrit: Lul Brava meriton gazin helmues (VIDEO)

18 Janar 2022, 20:41| Përditesimi: 18 Janar 2022, 22:21

  • Share

Ditën e sotme Lulzim Basha është pritur me protesta nga mbështetësit e Berishës, gjatë takimit të tij me gratë demokrate. Mbështetësit e kanë qëlluar madje edhe me vezë makinën e kryedemokratit. Ky moment është shpërndarë me krenari nga Albana Vokshi e cila thotë se demokratët do e ndjekin kudo Bashën me protesta.

“Kjo do e ndjekë Lulzim Bashën kudo që të shkojë!!!”, shkruan Vokshi krahas videos.

Në postim ka komentuar edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili kërcënon se Basha meriton gazin helmues.

“Pengu i pazareve te Rames meriton gazin helmues qe i hodhi demokrateve qe u bene copash e u burgosen qe ai te behej kryeminister. Por pazarxhiu i shiti te gjithe. Nuk mund te dale e hajrit nje pune qe niset me skuthllek dhe shitet ne pazare”, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Basha takim 2 kate poshtë zyrës së Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Berishës e presin me protesta dhe i qëllojnë me vezë makinën: Tradhtar, o plehrë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?