Rusi Denis Borisov

Mbetet në burg 28-vjeçari rus i akuzuar për trafik droge, nisin procedurat për ekstradim drejt Gjermanisë! Report Tv siguron foton

5 Tetor 2022, 10:13| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 10:36

  • Share

Denis Borisov, një 28-vjeçar rus, i cili ka rënë në prangat e policisë së Durrësit të shtunën pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë pasi akuzohet atje për trafik droge.

Report Tv mëson se gjykata e Tiranës ka dhënë vendim për nisjen e procedurave për ekstradim, ndaj pritet dosja nga autoritetet gjermane brenda 40 ditëve. Ndërkohë që është vendosur që ai të mbetët ne qeli nga Gjykata e Durrësit. Borisov i kërkuar nga Gjermania si një nder bosët e narkotrafikut fshihej në Durrës në një hotel kishte hyrë ilegalisht. Report Tv ka siguruar foton e rusit te kërkuar nga pala gjermane.

Borisov ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman. 28-vjeçari, në bashkëpunim  shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij të riut drejt Gjermanisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?