Mbetjet e Durrësit në udhëkryq! Banorët në protestë, bashkia nuk ka fonde për t'i transportuar mbetjet në Sharrë

4 Qershor 2020, 18:50| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 18:56

  • Share

Vendimi i qeverisë për të kthyer Porto Romanon në një park ekologjik ka futur në ngërç bashkinë e Durrësit. Nuk ka një landfill për mbetjet urbane të qytetit të Durrësit. Kompania e pastrimit ka tentuar t'i depozitojë ato në fshatin Vadardhë të njësisë administrative Sukth, por ka hasur në rezistencën e banorëve.

Gjatë protestës së sotme ata thanë se kanë bërë roje natën për të mos lejuar kamionët të derdhin mbetjet në fushë.

"Siç e shihni edhe ju vete këtu nuk plotëson kushtet për fushë mbetjesh. Po të hidhen buzë kanalit ato përfundojnë në det. Ne do të bëjmë roje non stop dhe nuk i lejojmë të vijnë plehrat këtu", shprehen ata.

Banorët shprehen se Bashkia e Durrësit kërkon ta ktheje fshatin e tyre në një vatër mbetjesh. 

"Kryetari i njësisë administrative thotë këtu do i bie se s'ka vend tjetër. Këtu është për hetim nga prokuroria për masakrën mjedisore", thanë më tej banorët në protestë.

Pas akuzave të tyre, Report TV kontaktoi me kreun e njësisë administrative të Sukthit, Rrapo Osmani. Jashtë kamerave ai pranoi se ka pasur takim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, ku i është kërkuar që mbetjet të depozitohen në mënyrë provizore në Sukth.

Ky problem është krijuar pas vendimit të qeverisë shqiptare për ta kthyer Porto Romanon në Eko-Park. Siç ka deklaruar Kryeministri Rama kohë më parë, mbetjet urbane të qytetit të Durrësit nuk do të depozitohen më në Porto Romano, por do të transferohen në landifillin e Sharrës.

Burime nga bashkia thanë se nuk kanë fonde për të paguar firmën e pastrimit që t'i dërgojë mbetjet ditore në Sharrë. Zëdhënësi i bashkisë sqaroi se kemi kërkuar fonde shtesë nga Ministria e Financave, por ende nuk janë miratuar. Në pritje në këtyre fondeve, bashkia kërkon ta zgjidhë emergjencën duke kthyer Sukthin në fushë mbeturinash.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 04/06/2020 21:40

    Mos i lini ti hedhin inertet kuturu,,as ne tirane nuk keni pse i sillni,,qeveria te mendoje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?