Pushuesit e parë kanë ardhur por Shëngjini ende nuk është gati për nisjen e sezonit turistik. Përveç mbeturinave në rërë që bashkia premton se bregdeti do pastrohet javën tjetër, hoteleri turizmi po vuan mungesën e punëtorëve.
Qyteti turistik nuk është ende gati për sezonin, edhe pse jemi në gjysmën e dytë të majit. Pushuesit thonë se duhet të ishin marrë masat më herët për pastrimin e bregdetit dhe vendosjen e çadrave.
“Mbeturinat shishet plastikën nuk lejohet. Kjo është diçka që ta vret syrin. Një mungesë është kjo pistë që po shihni këtu , rëna duhet punuar pastruar. Ka ende probleme të vogla por fillimi është por duhet të rregullohen këto”, u shpreh një pushues.
Pritshmëritë për këtë sezon janë mjaft të larta, por problem për menaxherët e hoteleve e restoranteve mbetet mungesa e krahut të punës. Në këto kushte i kanë kthyer sytë tek punonjësit e huaj, por po hasin vështirësi në plotësimin e dokumentacionit.
“Presim një punë të mirë mund të themi prenotimet deri tani janë mesë të mjaftueshme pothuajse gjysmën e strukturës e kemi të rezervuar qershor korrik gusht edhe fillimin e shtatorit. Maj prill ka ndikuar shumë faktor qoftë edhe votimet qoftë edhe koha domethënë në këtë moment që flasim ne pothuajse jemi zero me punën. Këtu ngelet problem kryesor puna e stafit mundohemi ti marrim punëtorë të huaj por procedurat janë shume afatgjate Momentalisht kemi çerekun e stafit që na duhet jemi Akoma në kërkim” tha Dritan Kondakçiu, operator turistik.
Përmes një bisede telefonike nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, bën me dije se ka nisur puna për sistemimin e zonës turistike dhe fundjavën e ardhshme bregdeti do të jetë gati, ku do të bëhet edhe ceremonia zyrtare e çeljes së sezonit
Si pushues i rregullt, qe nuk e tradhtoi Shengjinin kam nje kerkese…Perveç ranes, çadrave dhe pastrimit te pleherave ne td gjithe teritorin, Bashkia te marri masa per 19-15 tezga dhe tenda per tregun ne kalaten afer portit, ku gjendja ka qene skandalaoze..Produktet shiten ne balte e pluhur pa asnje mbrojtje higjeno sanitare… Besoj eshte nje investim fare minimal, qe rregullon edhe ket tregues per plazhin e mrekullueshem te Shengjinit.
PërgjigjuMa shum se gjysja e plazhite ne shengjin ska banjo poplike. Kurse bashkija thote per ranen.
PërgjigjuBanjot publike janë pak si miratina , por aty këtë verë nuk do të gjejmë dot si vitin e kaluar asnjë vend plazhë të lirë ose vende të lira ,për pushuesit të cilët nuk duan të rrinë në ato farë shezlongjesh që administrohen nga disa dhëmbëprishur e aq më shumë nga arrogantë me komunikim rrugaçësh në qoftëse rri afër vendeve të zaptuara ,kuptohet kjo me leje apo pa leje të bashkisë , a thua vallë këtë vit do të ndiqet e njejta situatë skandaloze në Shëngjin apo aq më keq në Velipojë për zaptimin e plazheve ,apo do të ketë ndonjë ndryshim që në çdo 50 metra plazh me çadra do të ketë 30 metra plazh të lirë e keshtu me radhë në gjith bregdetin e Shengjinit dhe të Velipojës .