Kampionati Evropian i Parashutizmit në Gjirokastër

Mbi 100 sportistë nga 20 vende, mbahet në Gjirokastër kampionati evropian i parashutizmit! Zgjat 8 ditë

8 Tetor, 12:33| Përditesimi: 8 Tetor, 12:37

  • Share

Prej 4 tetorit në Gjirokastër ka nisur kampionati evropian i parashutizmit, teksa pjesëmarrës janë mbi 100 sportistë nga 20 vende të ndryshme të kontinentit. Aktiviteti po mbahet në aerodromin e qytetit, që është certifikuar vetëm pak ditë më parë si destinacion për zhvillimin e aktiviteteve sportive e turistike. Deri më tani parashutistët kanë kryer hedhje dhe fluturime të lira.

“Organizimi është shumë i mirë, organizimi perfekt pasi nuk ka asgjë që mund ti vesh gishtin dhe të thuash se nuk shkon,”-u shpreh një sportist i Shqipërisë.

“Koha është perfekte. Unë vij nga Maqedonia e Veriut dhe është hera e tretë që jam këtu për gara në Gjirokastër. Mund të them se organizimi ka qenë më së miri,”-deklaroi një pjesmarrëse nga Maqedonia e Veriut.

“Është hera e tretë që vij në Gjirokastër. Fluturimi për stërvitje ka shkuar shumë mirë për mua. Mund të përmirësohem me pak centimetra, por them se do ia dal në uljet e tjera,”-tha një sportist i huaj.

Kampionati evropian i parashutizmit në Gjirokastër do zgjasë deri me datë 12 nëntor, për 8 ditë me radhë, ndërsa përveç garës sportive ky aktivitet promovon edhe vlerat e qytetit muze të Gjirokastrës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?