Tirane, foto arkiv

Mbi 1,7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në tre muajt e parë të vitit! Rama: T'i përgjigjemi me standarde më të larta mikpritjeje

6 Prill, 10:12| Përditesimi: 6 Prill, 13:56

  • Share

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, mbi 1,7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë ose 59 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, thuhet në një postim të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në muajin mars fluksi u numëruan gati 735 mijë vizitorësh të huaj ose 91% më shumë krahasuar me marsin e vitit të shkuar.

"Mbi 1,7  milionë turistë të huaj na kanë vizituar gjatë 3 muajve të parë të 2024-ës. 734 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë muajit Mars i cili sapo shenjoi një standard të ri në shifra e duhet t'i përgjigjemi me të njëjtin standard në mikpritje", njoftoi ministrja Kumbaro.

Tani sfidë nuk janë numrat, por garantimi i standardeve, cilësisë dhe turizmi elitar, nënvizoi dje ministrja Kumbaro në panairin Ndërkombëtar të Turizmit. 

Edhe kryeministri Rama përmes një postimi tha se këtyre shifrave duhet t'i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë.

Javën e ardhshme pritet që të jetë takimi i 70-të i Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit dhe Konferenca e  Investimeve gjatë së cilës do të prezantohet  udhëzuesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania".

 

Kjo është hera e parë që Shqipëria pret zyrtarisht një event të Organizatës Botërore të Turizmit.

Ora 11:43
1.7 milionë turistë tre-mujorin e parë të 2024-ës, Rama: Të bashkojmë forcat për shërbime publike të nivelit më të mirë

Kryeminstri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shifrat e 1.7 milionë turistëve që kanë vizituar Shqipërinë tre-mujorin e parë të vitit 2024.

Vetëm në muajin mars vizituan Shqipërinë 734 mijë turistë të huaj.

Rama shkruan se tashmë duhet të bashkojmë forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Master Chef: 06/04/2024 22:34

    Po hë pra,mos jepni licencat për qofte ordinere e pula brasili të ngordhura,si te Pazari i ri??!!Turp ,duhet kontroll,edhe Hapësira model që të plotësojnë kushtet Higjienike e Sanitarie,e mbi të gjitha Gastronomi e menù Autoktone...e shërbim në lartësinë e duhur!

    Përgjigju
  • Boba: 06/04/2024 14:16

    Thojini bizneseve tu bejne ndonje klas edukate punetoreve se te sherbejne sikur u ke lek borxh

    Përgjigju
  • Maku: 06/04/2024 12:19

    Thjesht nje propagande me numra

    Përgjigju
  • Po mër po: 06/04/2024 10:27

    Kur fillon habitesh me suksesin e arritur, ose je mashtruar ose ke arritur majën nga ku fillon rënia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?