4040 karta SIM nga Anglia në Rinas, policia nis hetimet bashkë me autoritetet britanike! Erdhën me postë urgjente, do përdoreshin nga krimi

14 Qershor 2022, 08:26| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 15:14

  • Share

Policia e Shtetit ka nisur hetimet e përbashkëta me britanikët për rrjetin e trafikut të kartave SIM, të cilat janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit dhe që origjinën e kanë nga Britania e Madhe.

Report Tv siguron foton e 4040 kartave SIM të sekuestruara në Rinas. Këto karta sipas hetuesve dyshohet se përdoren për komunikimet e grupeve kriminale. Kartat janë blerë në Angli pak ditë më parë dhe janë sjellë në Shqipëri me postë urgjente dhe adresa e marrësit ishte te 'Blloku i Vilave', në Tiranë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar emri i personit që do të merrte kartat SIM. Kartat britanike ishin të kompanisë "Life needs a big network" ose njohur ndryshe '3'. Shqiptari në emër të të cilit ishin porositur kartat M.Hasa, ka mohuar që të ketë dijeni për kartat në emër të tij. Policia ka vënë nën hetim shtetasin M.Hasa për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me karta SIM angleze.

Kartat janë zbuluar pas gjurmës në skaner si pako të dyshimta dhe janë kontrolluar fizikisht nga policia e Rinasit. Kartat janë aktive me PIN dhe PUK, çka ka bërë që policia të vihet në lëvizje pasi duke u shitur në treg të zi, mund të përdoren për shpërthim të bombave celular, shantazheve, mesazheve në aplikacionet e koduara e thirrjeve nëpërmjet data use.

Kartat sim të sekuestruara në Rinas dhe dokumentacioni postar

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grykësori: 14/06/2022 12:26

    Kjo i ngjanë luftës që vjen nga frymëzimi i të shkalluarve! Po ç'ďo të thotë kjo? Lufta nga kërpusha e shkalluar,që më pasë vazhdon me cicën e tërbuar.

    Përgjigju
  • Riçkodan: 14/06/2022 11:28

    Blloku i vilave, atje ku banojne ujqit e korupsionit, politikanet dhe kriminelet te lidhur se bashke me nyje te pasgjidheshme

    Përgjigju
  • artan: 14/06/2022 10:10

    "Kartat janë zbuluar pas gjurmës në skaner si pako të dyshimta dhe janë kontrolluar fizikisht nga policia" ne fakt paska qene e shkruar qarte tek manifesti i pakos "SIM cards 4040 pieces"....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?