Ekonomi

Mbi 49 mijë fatura elektronike u lëshuan në 4 muaj! Në janar-prill 2021 fiskalizimi u zbatua nga 7611 biznese

10 Maj 2021, 11:36| Përditesimi: 10 Maj 2021, 11:38

  • Share

Procesi i fiskalizimit po ecën me ritme pozitive. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se që prej datës 1 janar të këtij viti e deri në fund të prillit, 7611 biznese kanë nisur të lëshojnë fatura elektronike. Sipas tatimeve brenda katër muajsh Janar-Prill 2021 janë lëshuar mbi 49 mijë fatura elektronike, dhe numri më i lartë i faturave të lëshuara është regjistruar në prill më mbi 18 mijë të tilla.

Kjo është një shifër optimiste duke marrë në konsideratë se fiskalizimi aktualisht ka nisur vetëm për bizneset që lëshojnë fatura për entet publike. Fiskalizimi pritet të nisë zbatimin në 1 korrik për bizneset që lëshojnë bizneset dhe në 1 shtator biznes-konsumator. Pavarësisht këtyre afateve Administrata Tatimore sqaron se të gjithë subjektet kanë mundësi të fiskalizojnë transaksionet e tyre përpara këtyre afateve. Ndërkohë në këto muaj janë lëshuar mbi 854 mijë fatura cash.

Ecuria e fiskalizimit për Janar-Prill 2021

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?