Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga Janari deri në Korrik të këtij viti.
Mediat ndërkombëtare vijojnë ti bëjnë jehonë Shqipërisë duke nxitur lexuesit e tyre të vizitojnë këtë vendë të vogël ku mund të shijosh detin blu, malet dhe ku tradita ndërthuret me modernen.
Në shkrimin e botuar nga francezja “L’Est républicain” thuhet se “Shqipëria është e mahnitshme. Aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike, ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.
Gazeta franceze ka përshkruar dhe u sugjeron lexuesve të saj Alpet, Thethin, liqenin e Komanit, qytetin e Beratit, Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Butrintit dhe Tiranën.
Kryeministri Edi Rama duke shpërndarë shkrimin informon se numri i turistëve francezë që zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë këtë vit përbën plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.