Mbi 600 personel mjekësor të vaksinuar në ‘Air Albania’, Tomini: Të gjithë do marrin dozën e dytë

26 Janar 2021, 16:16| Përditesimi: 26 Janar 2021, 16:39

  • Share

TIRANË- Këtë të martë Komisioni i Shëndetësisë kreu një vizitë monitoruese në qendrën e vaksinimit në Air Albania.

Zv. ministrja e shëndetësisë Eugena Tomini tha se aplikimi i vaksinës me dozën e dytë do të vijojë në kohën e duhur.

Deri më tani mbi 600 personel shëndetësor kanë marrë vaksinë Pfizer.

Aktualisht sigurisht janë duke u vaksinuar sipas një programi të përcaktuar nga programi i imunizimit në Insitutin e Shëndetit Publik për të mos lënë hapsira boshe për personat që e kanë marrë një dozë të vaksinës dhe do të procedohet dhe me dozën tjetër. Vonesa e parashikuar nga strukturat ndërkombëtare mbi ardhjen e vaksinës është brenda këtij gepi të krijuar ndërkohë që aplikimi i vaksinës me dozën e dytë për personat që e kanë marrë më përpara sigurisht që do të përvijojë duke marrë dozën e dytë në kohën e duhur. Jemi në tratativa bashkëpunimi në koherencë të plotë me të gjithë strukturat mbështetëse për ardhjen e vaksinës në kohën e duhur. Deri në momentin që do të kemi një datë të përcaktuar do të jeni në dijeni në momentin e duhur”- u shpreh zv. ministrja e shëndetësisë, Eugena Tomini.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?