Teuta gjatë një ndeshje

Mbijetesa, Teuta-Vllaznia kalon në plan të parë edhe nga FSHF

9 Prill 2018, 15:00| Përditesimi: 9 Prill 2018, 15:02

  • Share

Kategoria Superiore në futboll ka hyrë në fazën e katërt dhe të fundit, ku skuadrat kërkojnë të arrijnë objektivat e tyre në ndeshjet e mbetura. Ndeshja e javës së 29-të, që do të luhet mes Teutës dhe Vllaznisë, është shumë e rëndësishme sa i përket mbijetesës. Përballja e këtyre dy skuadrave, që mbajnë vendin e 9-të dhe të 8-të në klasifikim aktual të Superiores, konsiderohet shumë e rëndësishme edhe për vetë FSHF-në, si organizatore e garës.

Me këtë qasje, federata ka vendosur ta “përjashtojë” nga sfidat e tjera të javës së ardhshme të Superiores, duke e lënë që të zhvillohet të dielën. Katër ndeshjet e tjera të këtij “stacioni” të garës, Kukësi-Partizani (16:00), Lushnja-Flamurtari (16:00), Luftëtari-Laçi (16:00) dhe Skënderbeu-Kamza (19:00) do të luhen të shtunën.

Ballafaqimi mes dy skuadrave që luftojnë për mbijetesë është fiksuar të zhvillohet të dielën, në orën 19:00, në “Niko Dovana”. Kjo do të thotë se e gjithë vëmendja e opinionit sportiv shqiptar, do të jetë e përqendruar te sfida e Durrësit. Në zonën e mbijetesës, veç Teutës dhe Vllaznisë, duket se është përfshirë tashmë edhe Kamza, por nuk qëndron larg as Flamurtari.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?