Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha tha se vendimi për përjashtimin e tij është nul. Për mediat, i pyetur nëse duhet të bëjë një hap pas që t'i hapë rrugë PD të bashkohet, Berisha tha se nuk mund të krahasohet fituesi me humbësin, duke iu referuar Lulzim Bashës. Ky i fundit nuk ishte sot i pranishëm në mbledhje, ndërsa Berisha tha se ata nuk kanë përjashtuar asnjë, as Bashën.
"Vendimi që pretendon Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është gabim i madh. Mbledhje Grupi do ketë patjetër, është organ legjislativ i PD që do bëjë debate për gjithçka. Mendoj se është rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet i cili e bën edhe më demokratike PD. Është pjesë e grupit. Pyesni Bashën pse nuk erdhi, ne nuk përjashtojmë njeri", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Për herë të parë pas përjashtimit, Berisha në mbledhjen e Grupit të PD, mungon Basha! Alibeaj: Partinë s'mund ta drejtojë një 'non grata'! Ish-kryeministri: Pranoni realitetin
//ReportTv.al