Sali Berisha mblodhi në selinë e zaptuar, kryesinë e Rithemelimit, për të diskutuar me të besuarit e tij, rreth muaj pas humbjes, rezultatin më negativ në historinë e opozitës. Por ndonëse, ajo që Sali Berisha e quan “analizë” duhet të kishte hyrë në një fazë të dytë, atë të reflektimit për problemet e brendshme, kjo gjë nuk po ndodh.
Si para kamerave, ashtu edhe brenda mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu i Rithemelimit vijon të besojë, ose të paktën të artikulojë, se humbja e thellë vjen për shkak të manovrave elektorale të kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama është një kalbësirë që vjedh çdo garë, që nuk fiton asnjë garë, dhe kjo është e vërteta. Edi Rama fiton cdo garë sepse ne nuk kemi arritur t’i tregojmë vendin atij, por ai është një kalbësirë krimi, është një monument i shëmtuar krimi dhe korrupsioni, i pashoq në Europë dhe kudo. Një hajdut i rrethuar nga kriminelë dhe banditë, një antidemokrat që ndërmerr cdo veprim ndaj opozitës. Një njeri që paguan me miliona e miliona për mbështje, deklarata, lobime, etj” tha Berisha.
Tashmë në krye të PD zyrtare, akuzën e vjetër nuk e ka harruar as për Lulzim Bashën.
“Për Lul Bravën dhe Alibashën vetëm ndonjë socialist mund të votonte” tha Berisha.
Me humbjen e zgjedhjeve, Sali Berisha ka ndryshuar edhe mendje për rrugën e rrëzimit të Edi Ramës. Nëse më parë deklaronte se protestat janë motivim, por Rama do rrëzohet me votë, kreu i Rithemelimit kërkon të provojë të kundërtën.
“Historia ka treguar se frontet opozitare kanë përmbysur me votë regjimet që në një mënyrë ose një tjetër kanë respektuar në një shkallë të caktuar votën. Frontet opozitare kanë dështuar si të tilla në përmbysjen e narkoshteteve. Ato janë të pazëvendësueshme për një qëllim madhor: për protesta të fuqishme kundër regjimit, dhe pastaj, sigurisht gara elektorale. Fronti opozitar është vendimtar për organizmin e protestave të fuqishme kundër këtij regjimi dhe natyrisht pas kalimit në një qeveri teknike për zhvillimin e një gare elektorale ku qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë” tha Berisha.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se brenda mbledhjes së kryesisë, të thirrur për humbjen e thellë të 14 majit, Sali Berisha ka shmangur edhe vendimin për votë-besimin e tij, duke mos vendosur asnjë datë e duke rrezikuar kështu shkeljen e nenit të statutit që e vendosi me bujë në Kuvendin e 11 dhjetorit, se nëse humb zgjedhjet lokale kryetari duhet të kalojë në votëbesimin e demokratëve dhe nëse humb të përgjithshmet, duhet të largohet.
Sali berisha iken vjen gjergj hani do krijoje kolacjone djadhe dhe luzim me djalle dhe isben elezi me djalle lega zogu me partine edjadha edhe xhelal mziu me partine djadha ne qoftesz mbehete zgjedhje tani 1 partine socialiste me edi rama 2 partia alfred moisiu 3 partia xhoana nano 3 partia Dom doshi partia enerik mehmeti 4 luzim bashe5 partia djali adil carcani mark froku 6 partia filip cakuli 6 pattia gjergj hani 7 partine arian kaldini dhe patia arian curi 7 partia xhelal meziu partia g99 8 partia isbet elezi 9 edri shabani 10 partia piro dobiba 11 partia skender shehu 12 partia voldada ademi 13 partia kulake partia ilir hoxha djali enveri 14 partia patriote 15 partia ylli bufi 16 partia zekthi 17 partia adriatik lapi 18paria djali bashkim kopliku 19 partia baspahia spahia 20partia antipadrea 21 partia fashiste 22 partia bolshevike partia lidhja lezhe 23 partia komite 24 partia bashkim per fuqi 25 elez biberaj 26 pricupata libofshe 27 partia kastriota 28 partia qeshori 29 partia bujar bukoshi 30 partia e trakte 31 partia shkelzeni 32 fletufes 33 konsevatore 34 psrtia debatik 35 partia zgjohu 36 partia progresiv 37 partia metes 38 partia kongresi lushnjes 39 partia gerdeci dhe 21 janari 40 paria liberale 41 partia monokracia 42 partia gjuha shqipe 43 partia tratita 44 partia ciftelia 45 partia emigracjoni 46 partia kunder pijes 47 partia ismail qemali 48 partia dua babes49 paria ardhmja 50 partia moritorome 51 partia 52rilindjes 53 partia vevendosja54 partia hashim thaci 55 partia ramush haratina 56 partia genc caka 57pArtia besa shahini 58partia shkelqim cani 58 partia showata qemal stafa 59 Partia drita kosturi partia vilehem 60 partia komiteti shpetimi 61 partia otratos 62 partia 63 partia remuje selise
PërgjigjuKeta ofendimet, dhe etiketimet rrugaçe qe perdor shoku Sali nuk jane te denueshme ?
PërgjigjuBerisha eshte me komunist se Ramiz Alia. Ai nuk e pranon dot konceptin e doreheqjes se mirefillte nga politika. Sepse ka kryer me shume krime se Ramiz Alia, dhe ndjen me shume frik se Ramizi ne 1990-1991. I duhet ndikimi politik qe te mbaj mbas vetes militantet e dhunshem me shpresen se do e mbrojn nga sistemi i drejtesise kur ti vij dita. Jo me kote i tha Artan Hoxha nga studioja: “Sali, do te cojn ne burg me barrela, si pinoceti!”
Përgjigju