TIRANË- Shqiptarët mund të lëvizin drejt Serbisë vetëm me kartë ID dhe po ashtu serbët drejt Shqipërisë. Këtë parashikon marrëveshja që u nënshkrua këtë të hënë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.
“Është një hap i rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë ku mund të udhëtojmë lirshëm pa dokumente. Është një hap pozitiv, siç është dhe memorandumi për të ndarë informacion, eksperiencë dhe ndihmë kur të jetë e nevojshme për COVID-19. Jam i lumtur që nesër me Samitin e Ballkanit nis një faqe e re bashkëpunimi me Kosovën që bashkohet në tavolinë”, u shpreh kryeministri Rama.
Po kaq të rëndësishme e ka quajtur këtë marrëveshje dhe presidenti serb Vuçiç.
“Ne jemi kombe të vegjël, të cilët zakonisht janë ndikuar shumë nga forca të ndryshme që kanë dashur të ndjekin interesat e tyre gjatë gjithë historisë. Sot, kjo nuk ka ndryshuar shumë, por është e rëndësishme që, duke u kujdesur për veten, të përpiqemi të ruajmë pavarësinë tonë dhe të marrim vendimet tona. Dhe me kë do të marrim vendime nëse jo me ata që janë më afër nesh. Kjo thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira midis Tiranës, Shkupit dhe Beogradit”, tha presidenti serb.
Takimi online u mirëprit nga Maqedonia e Veriut dhe u nënshkrua një tjetër marrëveshje, Memorandum i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër COVID-19.
Te mbyllet plotesisht
PërgjigjuO Shqiptar, të gjith jetët tona jemi zënë me komshinjt, çfar fituam ? Veçse humbët territore dhe pasuri. Më mir një përshëndetje dhe bashkëpunim se sa një vrasje dhe urrejtje. Shum me mënd veprimi i kryeministri. Bravo.
PërgjigjuKosova po digjet ramovic me vllezrit serbe gre dolli
PërgjigjuKosovaret dergojne njeri tjetrin ne Hage...tani u vertetua qe jane popull i pabese...! gjykata speciale per krime lufte eshte ne koaove dhe dergoj Hashim Thacin etj..ne Hage...ptu rrace e poshter Turku te pabese..!!
O kellire e saliut o primitiv...duhet ta kemi mire me komshinjte...se perndryshe jemi te mbaruar...Nje bravo e maddhe per Kryeministrin Edi Rama
Kur del ne tv shqiptare vetem xhindoset e nevrikaroset ky monster kryeminister qe kemi, kur del me surbet ne foto zgerdhihet se qeshuri mafjozi i vogel.
PërgjigjuShumë je duke u nguturo zotri, nuk do më dhimbesh ti, por më dhimbset Shqipëria...!!!
Përgjigju