Pas socialistëve, edhe PD paralajmëron se do të dërgojë e vetme në Kuvend projektligjin për mënyrën e votimit të emigrantëve.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se në fokus të këtyre propozimeve është mundësia që të gjithë emigrantët të votojnë, deklarojnë apo jo një adresë.
'Për ne vota e diasporës është çështje prioritare. Ka gjithë mbështetjen e grupit parlamentar të PD dhe besojmë që zgjidhja që kanë propozuar përfaqësuesit tanë përmes draftit është zgjidhja më e mirë dhe garanton votën për çdo qytetar që jeton jashtë’- tha Gazment Bardhi.
Report Tv siguroi draftin që brenda javës opozita do ta depozitojë në Kuvend, me shpresën e fundit se propozimet e saj do të miratohen.
Krahas regjistrimit të emigrantëve, pa patur nevojë për adresën e saktë të emigrantëve, PD kërkon që regjistri i emigrantëve të jetë i ndarë nga ai i zgjedhësve brenda vendit.
‘Lista e zgjedhësve jashtë vendit është një listë e vetme në shkallë vendi dhe përmban listën e shtetasve shqiptare që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Regjistrimi i zgjedhësve jashtë vendit realizohet nga KQZ-ja. Procesi i hartimit të listës së zgjedhësve jashtë vendit fillon 100 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 50 ditë para kësaj date.’- thuhet në draftin që Report Tv disponon.
Ndryshe nga PS që po ashtu kërkon votë me postë, në propozimin zyrtar, PD kushtëzon votën e diasporës, me postë private.
‘KQZ përzgjedh me procedurë të hapur një operator postar me eksperiencë dhe reputacion ndërkombëtar që siguron postë të shpejtë”.- thuhet në draftin që Report Tv disponon.
Ndërsa sa i takon numërimit të votave, PD kërkon njëjtë si PS të bëhen në KQZ dhe shpërndarja e votave sipas qarkut ku kanë jetuar.
Një javë më parë, edhe Damian Gjiknuri dërgoi zyrtarisht në Kuvend projektligjin e selisë rozë për votën e emigrantëve.
Gjithsesi, propozimet e PD e PS, duhet të kenë një konsensus më të gjerë sesa pala propozuese, pasi për t’u miratuar duhen 84 vota, të cilët të vetme as maxhoranca dhe as opozita nuk i kanë.
Ky koqja i idjotit qe ka PD edhe sikur te votojn te gjith emigrantet PD nuk ja japin voten Eshte nje fatkeqesi kombetare qenia akoma PD ne aktivitet PS dhe edi rama do sundojn derisa sa te jete saliu me PD
PërgjigjuBesoj se vota e diaspores do tu fundosi me keq.Ndizni zjarr perdite para bashkise dhe kryeministrise dhe ddoni tju vvotojne.Pjesa dermuese e emigranteve e kuptojne me ire si ju si funksionon demokracia.
Përgjigju