Bledi Cuci

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik! Seanca plenare dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur

22 Korrik, 10:25| Përditesimi: 22 Korrik, 10:30

  • Share

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e javës së fundit të këtij sesioni. 

Kryetari Bledi Çuçi informoi deputetët për çështjet dhe projektligjet që do të diskutohen në seancën parlamentare, e cila do të shtrihet në dy ditë, të enjten e të premten për shkak të numrit të lartë të akteve. 

Në rendin e ditës janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrat Gonxhaj e Mete, raportet vjetore të disa institucioneve të pavarura, projektligjet "Për Policinë e Shtetit"; “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, si dhe disa akte të tjera. 

Në vijim të mbledhjes Çuçi iu tha deputetëve se propozimet e Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore janë ende në fazë diskutimi në nivel politik dhe nëse do të ketë dakordësi atëherë këto propozime do t'i paraqiten seancës ditën e premte. 

Më tej pati diskutime për çështje të tjera komunitare të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.

Lajmi në përditësim...

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?