Komiteti Parlamentar i Nismës së Evropës Qendrore, Hasani: Integrimi i Ballkanit, të mos ketë vonesa e rezerva

1 Korrik, 20:37| Përditesimi: 1 Korrik, 20:50

  • Share

Ministri i Jashtëm Igli Hasani deklaroi se nuk duhet të ketë më vonesa e rezerva procesi për integrimin e vendeve të ballkanit perëndimor në BE që sipas tij duhet të përshpejtohet.

Këto deklarata Hasani i bëri në takimin e Komitetit Parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore që u mbajt në Tiranë, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me temë: “Roli i parlamenteve në mbikëqyrjen e qeverive dhe procesit të integrimit evropian”

“Të shtyrë edhe nga rreziku real i influencës së drejtpërdrejtë ose hibride të faktorëve të tretë në rajon, gjykojmë se është koha që vendet anëtare të Bashkimit Europian t’i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe të angazhohen pa vonesë e pa rezerva kundrejt përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm. I shprehim mirënjohjen tonë Hungarisë, e cila, sot më 1 korrik, merr kryesinë e radhës së Bashkimit Europian, duke përcaktuar si një prej prioriteteve të presidencës së saj zgjerimin e vonuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai. 

Kryediplomati shqiptar tha se për Shqipërinë CEI- është një platformë pro aktive të bashkëpunimit rajonal, dhe se pala shqiptare ka mbështetur pa rezerva çdo propozim e projekt të kësaj nisme.

Ndërsa zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se shpreh se marrja nga Shqipëria e Presidencës së kësaj nisme  është një mundësi që vendi rikonfirmojë vizionin, kontributin dhe përkushtimin për bashkëpunimin rajonal, paqen, sigurinë dhe rrugëtimin evropian të rajonit.

Shqipëria është anëtare e Nismës për Evropën Qendore prej vitit 1996 dhe ka presidencën e saj prej Janar 2024 – Dhjetor 2024.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?