Paratë e gjetura në apartamentin e shqiptarëve

Bota

Mblidhnin paratë e drogës për llogari të ‘bosave’, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali me 800 mijë euro kesh në apartament

15 Nëntor 2021, 17:29| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 17:31

  • Share

ITALI- Me 800 mijë euro kesh, në apartamentin ku jetonin në Rozzano të Italisë, u kapën 2 të rinjtë shqiptarë të cilën u vunë në pranga nga policia.

Sipas mediave italiane, mbi 19 dhe 28-vjeçarin ka dyshime të forta se janë të përfshirë në “zinxhirin” e trafiku të drogës duke bërë vetëm transferimin e shumave “të frikshme” parash si në këtë rast.

Pas disa hetimeve, policia kishte identifikuar një apartament në Rozzano te enjten e kaluar, në të cilin dyshonin se kishte të bënte me trafikun e lëndëve narkotike. Kështu të enjten shkruan pranë shtëpisë, ku edhe panë 2 të rinj duke dal prej apartamentit.  Ata dolën për të shkuar pranë një parkingu ku edhe po prisnin një makinë për të marrë shumë parash të premtuar mesa duket.

Njeri nga dy të rinjtë, mori shumën e parave dhe la shokun aty për të hipur në një makinë tjetër, por shumë shpejtë karabinierët e kapën. Kur policia i kontrolloi çantën, zbuloi shumë e parave që kishte marra nga makina që po prisnin, ndërsa më pas kontrolluan edhe shtëpinë ku gjetën plot 800 mijë euro.

Dy të rinjtë e arrestuar ndodheshin prej disa muajsh në Itali.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?