Kronikë

Mbrëmje me muzikë klasike në memorialin e Skënderbeut, koncert i veçantë para publikut lezhjan

1 Shtator 2021, 17:12| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 17:19

  • Share

Muzika e vjetër klasike shqiptare dhe tingujt e pianos shoqëruar nga zëri i bass baritonit Adelion Kola sollën një koncert të veçantë para publikut lezhjan...

Organizuar në memorialin e “Gjergj Kastriot Skënderbeut” në Lezhë ky është koncerti i parë për artistin e ri që jeton jashtë vendit.

"Është koncerti im i pare, që bëj në Lezhë  dhe jam shumë i emocionuar pasi të kthehesh në vendin tënd për të bërë koncert është një gjë shumë e bukur", tha Adelion Kola, muzikant.

Drejtor i pallatit të kulturës, Mark Gjoka, e konsideroi eventin një nisëm të veçantë për të ruajtur traditën e muzikës së vjetër.

"Ded Ndue Lazri",Dua ta falënderoj zotin Adelion , për këtë nisëm kaq të veçantë, kaq të bukur dhe patjetër që do të ketë mbështetjen tonë por edhe dashurinë  dhe mbështetjen e komunitetit lezhjan", u shpreh Gjoka.

“Në sapo kemi mbyllur dhe netët me evente të shumta të artit dhe kulturës kushtuar jetës së shkrimtarëve, të cilët u përcollën me një audiencë të paparë nga publiku lezhjan. E kemi mbështetur artin dhe kulturën dhe do të vazhdojmë ta bëjmë siç po mbështesim sonte artistin tonë lezhjan, Adelion Kolën”, theksoi Eueda Molla, zv\kryetare e Bashkisë Lezhë.

Munguar prej disa vitesh, mbrëmja me tinguj të muzikës klasike u organizua në memorialin e "Gjergj Kastriotit” duke marrë duartrokitje të shumta...

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?