'Mbreti i tryezës', gjeli i detit shkon 10 mijë lekë! Qytetarët: Çmimet në majë, shtrenjtë në krahasim me pagat tona

17 Dhjetor 2021, 17:23| Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 17:36

  • Share

Gjeli i detit vijon të mbetet mbreti i tryezës së fundvitit. Ky shpend aq i preferuar për darkën e ndërrimit të vitit, ka nisur të tregtohet dhe shumë të tjerë e kanë porositur.

"Kemi nis me pakicë, tani ka filluar me nga dy-tre gjela. I kam me porosi, nga këto gjelat këtu shumë pak kam për të shitur sepse i kam të zëna. I duan të pastruar, në qese" - tha Bajram Balla, tregtar në Baldushk. 

Tregtarët në Baldushk pohojnë se këtë vit ka pasur rritje të çmimit për shitjen e gjelit të detit.

"Ne tani po i shesim me 9 mijë lek sepse janë rritur të gjitha cmimet dhe ne na mori në qaf misri me thenë të drejtën, vjet e kemi pas marr me 30 mijë kuintalin, sivjet ka shkuar me 50 mijë lek kuintalin. Ai që niset për ta marr gjelin e merr dhe me 10 mijë lekë" - tha Bajram Balla, tregtar në Baldushk.

Sa e shisnit kg e gjelit vjet?

"8 mijë lek. Ka gjela 10 kg, 8 kg, ka 9 kg edhe 7 kg ka. Tashi llogarite gjeli 8 kg shkon 72 mijë lekë" - tha Bajram Balla, tregtar në Baldushk.

Bajram Balla mbi 15 vite që kultivon gjelin e detit, tregon se ka më tepër kërkesa për pulat e detit.

"Nuk e marrin shumë gjelin, nuk e marrin për arsye se njerëzit janë të ndarë, janë familje të vogla tani nuk ka më që rrinim 20-30 veta me një vend. Me tepër kërkesa ka për pulën e detit" - tha Bajram Balla, tregtar në Baldushk.

Edhe në Fier çmimi i simbolit të tryezës së vitit të ri është rritur me 200-300 lekë të reja për kg.

-Me 9 e mora pulën unë. Është i shtrenjtë nuk është i shtrenjtë mua më duhej.
-Kaposhin e mora 50 mijë lek, është i shtrenjtë" - thanë disa prej qytetarëve.

Në tregun e Vlorës ka pak blerës për shkak të rritjes së çmimeve, jo vetëm për gjel por edhe për produktet e shportës.

-Shtrenjtë janë, me pagat që kemi ne shtrenjtë janë.
- Çmimet janë në majë të gjitha, ku t’ia dalim me një pension" - u shprehën qytetarët.

Dy javë nga mbrëmja e ndërrimit të viteve, qytetarët kanë nisur shpenzimet për dhurata dhe përgatitjet për darkën festive. Jo vetëm Tirana po edhe në qytetet e tjera ka atmosferë të ngrohtë, pemë që ndricojnë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/12/2021 02:02

    Nuk keni faj qe ankoheni.Ne ate cmim per kg,matrapazet shqiptare fusin dhe puplat,kembet,koken,zorret dhe cdo gje tjeter qe s'hahet,dhe jo vetem kaq, por e majmin dhe dhjamosin me miser e te ngjashme, qe t'i shtojne artificialisht peshen.Gjelat qe jane vertet te mire dhe te shijshem,jane me te dobet,por kane shume pak dhjame,sepse ushqehen me cfare gjejne ne natyre.

    Përgjigju
  • Tata: 17/12/2021 19:10

    GJELI DETIT TE ZGJIDHET PRESIDENT.vlen me shume se kushdo tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?