Christie Smythe dhe Martin Shkreli

Mbulonte arrestimin e Martin Shkrelit, gazetarja rrëfen se ra në dashuri me biznesmenin shqiptar

22 Dhjetor 2020, 11:07| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 19:42

  • Share

Në një intervistë e cila u bë virale në internet, ish Reporterja e Bloomberg News Christie Smythe, tregoi se jeta e saj ndryshoi totalisht në momentin që ra në dashuri me Martin Shkrelin, një biznesmen me origjinë shqiptare i cili u bë i famshëm para se të dënohej me shtatë vite burg për mashtrim.

Nën titullin Gazetarja dhe Pharma Bro -reporterja Stephanie Clifford  tregon në detaje se si "gjatë nëntë muajve, duke filluar nga korrik 2018", Christie Smythe - e cila  mbulonte arrestimin e Shkrelit la punën e saj, u largua nga banesa dhe u divorcua nga burri i saj.

"Çfarë mund të ketë bërë që Smythe të kthejë jetën e saj përmbys?" - pyeti Clifford.

“Ajo ra në dashuri me një të pandehur çështjen e të cilit jo vetëm e mbuloi, por dha lajmin e arrestimit të tij. kjo gjë ngjalli një interes të madh sepse partneri i jetës, nuk është ndonjë i pandehur i rëndomtë por Martin Shkreli: i ashtuquajturi 'Pharma Bro', i cili rriti çmimin e një ilaçi 5,000% brenda natës dhe u bë titull kryesorë për blerjen e një albumi të vetëm Wu-Tang Clan për 2 milion $. "

Shkreli, tani 37 vjeç  u dënua për mashtrim të letrave me vlerë dhe një për komplot në gusht 2017. Në Prill 2019, ai u zhvendos nga një burg me siguri të ulët në New Jersey  në një strukturë federale në Allenwwod, pasi Wall Street Journal raportoi se ai ishte ende duke drejtuar kompaninë e tij të vjetër, përmes një telefoni celular kontrabandë. Ai do të lirohet në 2023.

Siç i tha Elle, Smythe është divorcuar dhe është larguar nga Bloomberg dhe tani jeton në Harlem. Ajo përshkruan se si marrëdhënia e saj me Shkrelin  u zhvillua dhe  tregon se puthjen e parë me Shkrelin e kaloi në dhomën e vizitorëve të burgut.

"Unë i thashë Martinit se e doja", i tha Smythe Elle. "Dhe ai më tha se edhe ai më donte mua."

Në dhomat e vizitave ndalohet prekja, përveç ledhatimeve të lehta.

"Ata nuk mund të preken përtej një përqafimi dhe puthjeje të dëlirë, sipas rregullave të burgut, dhe kurrë nuk kanë fjetur së bashku, por marrëdhënia eci më tutje, përmes telefonatave dhe postave elektronike".

Smythe dhe Shkreli diskutuan "emrat e fëmijëve të palindur ", raportoi Clifford, duke shtuar se Smythe i referohet Shkrelit si "partneri i saj i jetës" dhe mbështeti kërkesën e tij të pasuksesshme për lirimin me kusht  për shkak të pandemisë së koronavirusit, në të cilën ai tha se do të jetonte me një të fejuar pa emër në Manhattan dhe do të punonte për të gjetur një kurë për Covid-19.

Shkreli ndaloi së komunikuari me Smythe, njoftoi Clifford, kur mori vesh për artikullin.

Komenti i tij i vetëm: "Z. Shkreli i uron zonjës Smythe fatin më të mirë në përpjekjet e saj të ardhshme."

Historia e saj me Shkrelin ka ngjallur reagime të shumta në media, por që Smythe i është përgjigjur duke mbrojtur dashurinë e saj.

Në një postim në mediat sociale ajo tha "E kuptoj që është e vështirë për shumë njerëz të pranojnë që 1. Martin nuk është psikopat dhe 2. një grua mund të zgjedhë të bëjë çfarë të dojë  me jetën e saj dhe që ju nuk e aprovoni. Por kjo është në rregull ”.

Ajo gjithashtu shkruajti se “dalja në publik është një lehtësim , pa marrë parasysh se çfarë mendojnë njerëzit. Ju nuk keni ide se sa e vështirë është të mbash këtë lloj barre përbrenda.”

Martin Shkreli

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?