11 personat e arrestuar

Kronikë

'Mbushën' Anglinë me kanabis, burgoset grupi prej 10 shqiptarësh! Kishin ngritur shtëpi bari në disa zona

1 Nëntor 2021, 11:36| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 11:40

  • Share

Një grup kriminal prej 11 personash, 10 prej të cilëve shqiptarë, janë dënuar me burg në Angli pasi u shpallën fajtorë për prodhimin dhe shpërndarje droge.

Sipas mediave angleze, ata janë dënuar me një total prej 37 vitesh, ndërsa kishin ngritur shtëpi bari në Ashford, Hertfordshire dhe Canveylsland dhe që prej vitit 2019 furnizonin me kanabis zona të gjera. Vlerësohet se ata kanë shpërndarë kanabis në vlerën mbi 1 milion paund. Gjatë aksionit të policisë u shkatërruan më shumë se 485 bimë kanabis si dhe u sekuestruan 61 mijë paund.

Përfunduan në burg Fation Perhati, Ylber Perhati, Klevis Prenga, Brooklyn Selita, Doris Prehati, Hekuran Prehati, Ndue Paluca, Dashamir Disha, Kejvi Leba, Adrian Toma, David Toal dhe Drilon Dishi.

Policia ra në gjurmët e këtij grupi në tetor të 2019, ku Drilon Dishi u ndalua nga efektivët dhe pas kontrollit në makinë e tij u gjet një bllok shënimesh që përdorej si regjistër. Pikërisht nga ky bllok shënimesh Policia mori jo pak detaje nga aktiviteti kriminal i grupit. Hetimet më pas zbuluan të gjithë rrjetin e kriminelëve.

Dënimi që ka marrë secili

Fation Perhati, 29 vjeç , dënuar 3 vite e 6 muaj burg.

Ylber Perhati, 39 vjeç , dënuar 5 vite burg.

Klevis Prenga, 32 vjeç,  dënuar 4 vite burg.

Brooklyn Selita, 19 vjeç , dënuar 5 vite burg.

Doris Perhati, 25 vjeç, dënuar 5 vite e 3 muaj burg.

Hekuran Perhati, 34 vjeç, dënuar 5 vite e 7 muaj burg.

Ndue Paluca, 30 vjeç dënuar 10 muaj burg.

Dashmair Disha, 35 vjeç, dënuar 10 muaj burg.

Kejvi Leba, 21 vjeç dënuar 1 vit e 5 muaj burg.

Adrian Toma, 24 vjeç, dënua 1 vit e 7 muaj burg

Drilon Dishi, 37, pranoi akuzat për shitje kanabisi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?