TIRANË- Mbyllet procesi i aplikimeve për “Deputeti që Duam”. Report Tv mëson se rreth 1600 persona kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e skudrës së PS për zgjedhjet e 25 prillit. Selia rozë do përzgjedhë rreth 100 kandidatë duke shqyrtuar videot dhe CV-të e dërguara. Faza e fundit do të jetë përzgjedhja e 20 kandidatëve të cilat plotësojnë kriteret e vendosura nga Partia Socialiste për t’u përfshirë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Nisma e kryesocialistit Rama, portali “deputeti që duam”, u prezantua në muajin tetor si një ftesë e hapur për këdo që ka ambicien për t’u futur në politikë e për të qenë pjesë e partisë socialiste.
Të vetmen gjë që duhen të bënin të interesuarit ishte të dërgonin një video me anë të së cilës të shprehnin interesin dhe të jepnin arsyet pse besonin se ishin zgjedhja e duhur për t’iu bashkuar PS, e po ashtu të dërgonin një CV të jetës profesionale dhe një letër angazhuese.
Sipas ekpsonentëve të rëndësishëm të PS, priroritet do të kenë gratë dhe vajzat në kuadër të nismës për ti përfshirë sa më shumë në jetën aktive politike.