'Mbytet' nga dosjet Gjykata e Lartë! 130 vendime për 24 orë nga vetëm... 3 gjyqtarë!

29 Mars 2019, 15:36| Përditesimi: 29 Mars 2019, 15:39

  • Share

Gjykata e Lartë, e cila është e mbuluar nga dosjet e mbartura, ka shënuar një tjetër rekord 24 orë më parë.

Tre gjyqtarë kanë arritur të shqyrtojnë e japin vendimi për plot 130 procese të cilat ishin në pritje pranë kësaj gjykate.

Kjo shifër bëhet publike nga vetë gjykata e lartë e cila thotë se ka në arkiv në pritje për t'i shqyrtuar 31 mijë dosje, ndarë në 16 mijë civile, 10 mijë administrative dhe 5 mijë penale.

Po ashtu gjykata sqaron se nga 19 gjyqtarë në këtë gjykatë janë vetëm 3 dhe 9 ndihmesa ligjore që janë duke punuar çdo ditë.

NJOFTIM PËR MEDIAN

MBI GJENDJEN E DOSJEVE GJYQËSORE DERI NË PERFUNDIM TË TREMUJORIT TË PARË TË VITIT 2019

Në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019 bëjmë me dijë se, në Gjykatën e Lartë, megjithëse në përbërje vetëm me tre gjyqtarë, vazhdon shqyrtimi i dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit.

Për shkak të situatës së krijuar me të cilën përballet sot kjo gjykatë, përparësi i është dhënë shqyrtimit të çështjeve më urgjente ma natyrë civile, administrative dhe panale. Vetëm ditën e enjte, datë 28.03.2019, trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla. Ndërkaq edhe këshilltarët e mbetur (aktualisht 9), vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë, për periudhën e siperpërmendur, është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje penale.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avokat: 29/03/2019 17:35

    Kam fakte konkrete qe shumica e ceshtjeve kalohen pa u lexuar fare, shkruhen copi peis vendimet e apelit pa u theksuar asnje rresht nga rekursi. Ndersa Zaganjori vetem firmos!

    Përgjigju
    • Cimi: 30/03/2019 12:16

      Eshte me se e vertete Avokat..... Keta qelbesirat nuk kane asnje ndjenje njerezore perfshire edhe Kushtetuesen.... Mjere ne viktimat e kesaj drejtesie qe po kalon e vettingun...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?