Kategoria Superiore

Më 19 gusht nis sezoni i ri i Superiores, FSHF lajmëron për shortin e kalendarit

16 Korrik 2018, 18:41| Përditesimi: 16 Korrik 2018, 18:44

  • Share

Klubet e Kategorisë Superiore do të njihen këtë javë me kalendarin e tyre të ndeshjeve për sezonin 2018-2019, pasi FSHF ka vendosur më në fund të hedhë shortin për të caktuar javët e aktivitetit, që nisin në muajin gusht.

Zyra për shtyp e FSHF ka bërë të ditur se të mërkurën, në orën 11:00, do të zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit për skuadrat e elitës së futbollit të vendit tonë. Në short,10 skuadrave do t’u caktohet një numër i cili më pas në bazë të skemës së kampionatit, do të përcaktojë edhe duelet javë pas jave për Superioren.

Këtë vit, kampionati shqiptar fillon më herët se në edicionet e kaluara. Java e parë e Superiores për edicionin e ri do të luhet më 19 gusht, duke bërë më të thjeshtë menaxhimin e kampionatit dhe duke mos ngjeshur takimet e skuadrave si në dy vitet e kaluara, kur kampionati fillonte pas ndeshjeve të kombëtares në shtator. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?