Një 24-vjeçar sirian, me shtetësi shqiptare, ka rënë në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi u kap me armë në makinë. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Wasim Hajjazi, i cili u ndalua në rrugën “Fuat Toptani”.
Pas kontrolleve në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga i riu, Policia gjeti 2 pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete thika, 1 përforcues grushti dhe një kapele me mbishkrimin 'Policia'. I riu gjatë ndjekjes nga Policia, hodhi sendet e kundraligjshme që posedonte me vete.
Ai rezulton i dënuar më parë për për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.\
Raghed Hajjazi
24-vjeçari sirian Wasim Hajjazi, i cili u kap me armë në makinë ditën e sotme, është djali i biznesmenit Raghed Hajjazi, i cili në vitin 2015 i vuri flakën biznesit të tij të tapeteve, për të përfituar 1.2 mln € siguracion.
Shifra financiare do të transferohej në llogaritë e biznesmenit si motivacion për dëmin e shkaktuar në fabrikën e tapetave që ndodhej në autostradë, por pas verifikimeve të kryera nga ana e agjentëve të kompanisë private të siguracioneve, ka rezultuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, gjë që çoni në pranga Raghed Hajjazin. Nga zjarri në biznesin e tapeteve mbetën të lënduar si pasojë e asfiksisë 6 persona, 2 punonjës, vjehrra e njërit prej punonjësve dhe 3 zjarrfikës.
Burg dhe deportim !!!
PërgjigjuShiko ca futyr mashtrusi ka. I jepet shtetesija ketyre keta vran njoni tjetrin atje dhe u larguan keta . Keta nje rrace me talibanet futeni Në burgim te perjetshem. Keta plehra. Iku nga lufta e vjen ketu te vras njers. . Shiko de keto refugjatet jan kethyer vraser me pagese . Prandaj nuk gjenden personat qe bojn vrasje atje I bojn keta dhe nuk o njeh njeri. Policija duhet ti marr sheja e gishtave dhe ADN 3 here në dite.
Përgjigju