Në Tiranë është rritur shqetësimi se Berisha po ushtron presion mbi një prej tre gjyqtarëve të 3 marsit, të cilët kanë në dorë vendimin për të ardhmen e PD.
Gazeta Tema mësoi sot se një person i afërt me Berishën ka shkuar sot në Shkodër të takoj një prej familjarëve të gjyqtarëve që kanë çështjen në gjykim më 3 Mars me mision për ti përcjell atij porosinë e Berishës për këtë gjyq.
Për shkak të rëndësisë që ka gjyqi i 3 Marsit, në fakt të tre gjyqtarët janë nën vëzhgim për lidhjet me Berishën apo me palën tjetër në gjyq, para datës 3 Mars dhe çdo përpjekje e Berishës për shantazh apo blerje, mund të lërë gjurmë.
Rasti i sotëm është i pari që identifikohet deri më sot lidhur me ketë çështje.