Armët e sekuestruara

Kronikë

Me armë zjarri, municione dhe drogë në banesë, arrestohen babë e bir në Kurbin, në pranga edhe një 17-vjeçar

7 Maj 2021, 09:31| Përditesimi: 7 Maj 2021, 09:34

  • Share

Tre persona kanë janë arrestuar në Laç, Kurbin në kuadër të operacionit policor 'Poligoni', pasi iu janë gjetur armë dhe drogë në banesë.

Policia njofton se janë vënë në pranga shtetasit V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R).

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës së shtetasit V. R., në Laç, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. 

Gjithashtu, gjatë operacionit Policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Arma e sekuestruar

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?