Edmond Voga dhe Arjan Ndoja

Me armë e makinë blind/ Del nga qelia Edmond Voga, miku i prokurorit Arjan Ndoja do të qëndrojë në arrest shtëpie

24 Shkurt 2020, 11:04| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 11:13

  • Share

TIRANË - Gjykata e Apelit në Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë, Edmond Vogës, të arrestuar në janar të vitit 2020 për armë pa leje dhe me makinë të blinduar, nga arrest me burg, në "arrest shtëpiak". Kështu, Edmond Voga do të duhet të qëndrojë gjatë fazës së hetimit, në banesën e tij në fshatin Halill të Fushë-Krujës. 

Edmond Voga njihet për lidhjet e tij shoqërore me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja dhe me Landi Muharremin në Durrës, të cilëve iu bë atentat në nëntor 2019, ku të dy mbetën të plagosur.

Voga është akuzuar dhe marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për goditjen dhe dhunimin e avokatit Ilia Ilia në Durrës.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besaaaa: 26/02/2020 07:43

    Hajd iher i fusim i barcalete Jan ty topa ni mitroloz komandanti kok qeros....

    Përgjigju
  • Labi_vlore: 24/02/2020 16:02

    Po duket qe spaska kaluar akoma vetingu na gjykata e durrsit e vashdon KÇKja punen me gas ne drras ... mos te harrojn drejtesia vonon por nuk harron ....

    Përgjigju
  • Tosi: 24/02/2020 14:05

    Po sikur asht ba denimi 5-15 vite per armembajtje! Si ka mundesi doli ky me arme e me makin blind ? Ateher po dalim gjith me arme

    Përgjigju
  • Gezim: 24/02/2020 13:23

    Ketu po dalin nga burgu te gjith kriminelat dhe ne presim qe te burgosen politikanet, hajde drejtetesi hajde. Ky vend keshtu do jet gjithmon rrumpall as ka per tu ber ndonje her shtet.

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/02/2020 12:35

    Kjo eshte reforma ne drejtesi? Edhe spaku na doli nje flluske sapuni asgje me teper.

    Përgjigju
  • Saiqir tahiri: 24/02/2020 12:30

    Drejtesia edviniste qe enderronte populli Trimm dhe liridashes shqiptar

    Përgjigju
  • Polici: 24/02/2020 11:30

    Ku eshte SPAK-u qe I lejon keta gjyqtare te lidhur me krimin te lirojne kriminelet jo ne BE por edhe ne Afrike nuk e meritojme te jemi.

    Përgjigju
  • Ardi: 24/02/2020 11:24

    Turp. Drejtësi e dhjerë me gjykatës e prokurorë akoma më të dhjerë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?