Me çfarë parash po bëhen rregullimet në selinë e PD? Berisha: Nuk kam dijeni, do kërkoj të bëhet transparencë

31 Mars 2022, 10:08| Përditesimi: 31 Mars 2022, 14:10

  • Share

 

Që prej vendimit të Gjykatës së Tiranës që i dha Komisionit të Rithemelimit Partinë Demokratike, në selinë blu kanë nisur punime, ku duket se po fshihet çdo gjurmë e Lulzim Bashës. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, se me çfarë parash po bëhen këto punime dhe nëse ai ka marrë në dorë edhe financat e partisë, Berisha u përgjigj se nuk kishte dijeni dhe se do të kërkojë të bëjë transparencë. 

"Nuk kam asnjë dijeni, por do të kërkoj që të bëhet transparenca. Nuk e di nëse po bëhet me financat e partisë, por si është gjendja e arkës në këtë parti, nuk e kam idenë. Zyra ime do të jetë një zyrë mes këtyre zyrave. Nuk ka zyrë kryetari, nuk ka kryetar. Tani çdo zyrë është zyrë", u përgjigj Berisha.

Ndryshimet në selinë e PD  filluan me heqjen e dyerve të blinduara, të vendosura nga Basha para protestës së dhunshme të Berishës më 8 janar. Më pas Berisha u kujdes edhe të ndryshohet edhe logo e partisë, ndërsa tashmë po lyhen edhe muret e brendshme si edhe zyra e kryetarit po i nënshtrohet ndryshimeve. 


Lajmi kryesor:

Për herë të parë pas përjashtimit, Berisha në mbledhjen e Grupit të PD, mungon Basha! Alibeaj: Partinë s'mund ta drejtojë një 'non grata'! Ish-kryeministri: Pranoni realitetin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?